Home / Lajme / Maqedoni / Medijatorët rijnë duarkryq

Medijatorët rijnë duarkryq

5 prill-“Palët kanë mundësi që brenda 2 ose 3 orëve të zgjidhin kontestin e tyre. Por le të zgjasë edhe më shumë se kjo, megjithatë kjo rrugë është shumë më e shpejtë dhe me më pak harxhime. Roli jonë gjatë procesit është neutral dhe që të mundësojmë që palët të bien në ujdi. Ata kanë të drejtë të propozojnë zgjidhje, të japin mendime dhe në fund të arrihet një marrëveshje e cila është e plotfuqishme. Kjo mënyrë është me më pak stres, shumë më pak procedura burokratike dhe shpejtë arrihet tek përfundimi”, thotë Kamberi. Megjithatë edhe në këtë sektor të rëndësishëm të gjyqësisë nuk mungojnë opstruksionet e ndryshme. Janë vetë gjykatat dhe avokatët të cilët palëve nuk u propozojnë zgjidhje të kontestit përmes medijatorit, nënvizon medijatori Besnik Kamberi.

Që nga viti 2006 ekziston institucioni medijator apo ndërmjetësues, kurse në gusht të vitit 2011, gjithsej 187 medijator u paijsën me liçenca. Megjithatë, në Tetovë ky institucion ende nuk nuk gjen hapësirë veprimi. Nga 187 ndërmjetësues në nivel republikan, për Tetovë ka 6 3 prej tyre shqiptarë 3 maqedonas. Mirëpo, vetëm njëri prej shëiptarëve ka zyrë të veten kurse tjerët ende nuk kanë marrë një hap të ktillë. Besnik Kamberi, njëri prej 3 shqiptarëve si ndërmjetësues në Tetovë thotë se qytetarët janë shumë pak të interesuar në këtë drejtim, nuk kanë njohuri të mjaftueshme për rolin, funksionin dhe qëllimin e këtij institucioni të sistemit gjyqësor. Ai njofton se që nga marrja e këtij funksioni ka pranuar vetëm katër lëndë si medijator dhe gjithsej vetëm katër lëndë janë zgjidhur, shumica janë mërgimtarë apo qytetarë që jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian. “ Ky institucion në vendet e zhvilluara është shumë aktiv, sidomos në Hollandë ku ka pesë mijë medijator, të gjithë punojnë shumë lëndë. Ka një vetëdije të lartë tek popullata e këtyre vendeve sa i përket këtij institucioni. Tek ne është ndryshe ka shumë pak ineteresim apo palë që na drejtohen” thotë Kamberi. Ai shton se rreth 70 përqind e lëndëve që shkojnë në gjykatë mund të zgjidhen tek institucioni ndërmjetësues. “Funskioni i medijatorit është plotësimi i sistemit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë, kurse roli është që gjykatat të shkarkohen nga lëndët të cilët mund të zgjidhen në rrugë alternative pra me lehtësim në kontest”, sqaron Kamberi. Me ndryshimet në ligjin për gjyqësi që para gjashtë vitesh, palët mund të zgjidhin kontestet e tyre pa mos u drejtuar aspak në gjykatë ndërsa mjafton që ata përmes një deklarate të pajtohen që problemin e tyre do ta zgjidhin në këtë formë. Përparësia e këtij institucioni është se bisedimet, negocimet dhe kontesti duhet të zgjidhet në një limit të caktuar dhe ai zgjat 45 ditë, kurse më pas lënda bartet në gjykatë. “Palët kanë mundësi që brenda 2 ose 3 orëve të zgjidhin kontestin e tyre. Por le të zgjasë edhe më shumë se kjo, megjithatë kjo rrugë është shumë më e shpejtë dhe me më pak harxhime. Roli jonë gjatë procesit është neutral dhe që të mundësojmë që palët të bien në ujdi. Ata kanë të drejtë të propozojnë zgjidhje, të japin mendime dhe në fund të arrihet një marrëveshje e cila është e plotfuqishme. Kjo mënyrë është me më pak stres, shumë më pak procedura burokratike dhe shpejtë arrihet tek përfundimi”, thotë Kamberi. Megjithatë edhe në këtë sektor të rëndësishëm të gjyqësisë nuk mungojnë opstruksionet e ndryshme. Janë vetë gjykatat dhe avokatët të cilët palëve nuk u propozojnë zgjidhje të kontestit përmes medijatorit, nënvizon medijatori Besnik Kamberi. Sipas tij, pikërisht këto opstruksione kanë bërë që medijatorët tjerë fare të mos japin zyrë dhe të rijnë duarkryq. “Në shumë raste palës nuk i sugjerohet që të vijnë tek ne. Dihet se shumica e lëndëve në gjykata zgjasin shumë. Gjykatat por edhe avokatët dhe institucionet tjera lokale dhe qendrore nuk i adresojnë palët tek institucioni jonë për shkak se frigohen se do të humbin punën e tyre, por kjo nuk është e vërtetë pasi që palët kanë të drejtë që tek ne të vijnë edhe me avokat dhe atëherë procedura është shumë më e lehtë”, shprehet deri më tash i vetmi medijator shqiptarë në Maqedoninë Perendimore që ka edhe zyrën e vet. Ai vijon më tej se kontestet pronësror-juridike, kontestet civile, ato ekonomike, kontratat ndërtimore, paditë private, dhe paditë për të mitur shumë më lehtë zgjidhen përmes metodës së angazhimit të medijatorit se sa në gjyq. Nga e tërë kjo situatë ai propozon që në të ardhmen disa lëndë të bëhen obligative që të zgjidhen përmes ndërmjetësimit dhe në këtë mënyrë edhe gjykatat shkarkohen nga lëndët e panevojshme kurse rritet puna e medijatorëve. Ndryshe, vendosja e institucionit të ndërmjetësuesit në sistemin gjyqësor në Maqedoni ka qenë insistim i Bashkimit Evropian për reformimin e gjyqësisë ndërsa trajnimet e medijatorëve janë financuar nga ana e ambasadës së Hollandës. Në nivel republikan nga gjithsej 187 medijatorë 7 janë shqiptarë. Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *