Home / Lajme / Maqedoni / Memeti: Qytetarët gjithnjë e më tepër kërkojnë ndihmë nga Avokati i Popullit

Memeti: Qytetarët gjithnjë e më tepër kërkojnë ndihmë nga Avokati i Popullit

17 prill-“Qytetarët janë të vetëdijshëm se kompanitë ose ofruesit e shërbimeve nuk kujdesen për cilësinë e prodhimit dhe shërbimit të dhënë”, thotë Memeti, duke potencuar se numri i ankesave që qytetarët i dërgojnë në këtë institucion është rritur në mënyrë drastike. Në vend ende ka kompani monopole”, thotë ai, dhe qytetarët janë të detyruar t’i shfrytëzojnë shërbimet e tyre.

Rritet numri i qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmë nga Avokati i Popullit. Prej gjithsej 4.256 ankesave të parashtruara vitin e kaluar, numri më i madh kanë të bëjnë me gjyqësinë dhe shkeljeve të drejtave të qytetarëve si konsumatorë, deklaroi sot Avokati i Popullit Ixhet Memeti, duke e prezantuar Raportin vjetor për punën para anëtarëve të Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit.

Memeti theksoi se është karakteristike ajo se vitin e kaluar në mënyrë drastike është rritur numri i ankesave lidhur me çështjet e së drejtës së konsumatorëve. Në vendin e tretë janë ankesat të cilat kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës, pastaj me marrëdhëniet pronësore-juridike, veprimet policore dhe për shkeljen e të drejtave të qytetarëve në burgje…

“Shkeljet e të drejtave të njeriut janë ende në numër të madh. Edhe në vitin 2011 nuk mund të themi se jemi të kënaqur nga trajtimi i të drejtave të njeriut. Kemi trajtim të pabarabartë të qytetarëve, ndarje madje edhe në bazë politike, zgjatje mjaftë të madhe të procedurave gjyqësore, rrezik të qytetarëve si konsumatorë, zgjidhje joefektive të marrëdhënieve pronësore-juridike”, deklaroi mes tjerash Avokati i Popullit para deputetëve.

Megjithatë, shtoi ai, është rritur numri i vërejtjeve të pranuara nga ana e institucioneve. Vitin e kaluar avokati i popullit ka vepruar për 5.704 ankesda, janë konstatuar lëndime të të drejtave të qytetarëve në 1.226 raste, ndërsa institucionet kanë pranuar 1.066 intervenime të Avokatit të Popullit.

Lidhur me ankesat të cilat kanë të bëjnë me gjyqësinë, janë parashtruar më së shumti dhe atë 732, megjithatë në 75 për qind prej tyre, avokati i popullit nuk ka vepruar sepse kan qenë jokompetent. Siç sqaroi Memeti, avokatura e shtetit ka reaguar në 94 raste dhe atë në ato për prolongimin e procedutrës gjyqësore. Në 24 raste vërejtjet e avokaturës së shtetit janë pranuar.

“Qytetarët nuk janë informuar në mënyrë të rregullt se Avokati i Popullit nuk ka kompetencë në vendimet gjyqësore”, thotë ai.

Lidhur me ankesat që kanë të bëjnë me ofruesit e shërbimeve ose prodhimeve, Memeti thotë se në Maqedoni duhet të liberalizohet tregu deri në fund që të mbrohen të drejtat e konsumatorëve në vend.

“Qytetarët janë të vetëdijshëm se kompanitë ose ofruesit e shërbimeve nuk kujdesen për cilësinë e prodhimit dhe shërbimit të dhënë”, thotë Memeti, duke potencuar se numri i ankesave që qytetarët i dërgojnë në këtë institucion është rritur në mënyrë drastike. Në vend ende ka kompani monopole”, thotë ai, dhe qytetarët janë të detyruar t’i shfrytëzojnë shërbimet e tyre.

Avokati i Popullit foli edhe për diskriminimin dhe tha se nevojitet parandalim më i madh dhe mbrojtje lidhur me këtë. Potencoi se deri te ta kanë arritur 42 ankesa në bazë të diskriminimit. Në 19 raste ka pasur shkelje të të drejtave të qytetarëve dhe sipas Memetit duhet të rritet niveli i pranimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e institucioneve lidhur me diskriminimin.

Deputetët kryesisht vlerësuan se raporti i Avokatit të Popullit është objektiv

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *