Home / Lajme / Maqedoni / Mesiç do të shpallet qytetar nderi i Tetovës

Mesiç do të shpallet qytetar nderi i Tetovës

13 prill-
Sipas tij, në kuadër të kësaj vizite, të martën më 17 prill, në ora 11:00, në Qendrën e Kulturës në Tetovë, nëpërmjet një manifestimi ish presidentit kroat, Stipe Mesiç, do t’i ndahet titulli qytetar nderi i Tetovës për kontributin e tij në zgjerimin e hapësirave të demokracisë dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit.

Përmes një konference për shtyp, zëdhënësi i komunës së Tetovës, Flakran Pustina, ka paralajmëruar vizitën e ish presidentit të kroacisë Stipe Mesiç në qytetin e Tetovës.

“Tetova ndodhet përpara një ngjarje tepër të rëndësishme. Nga 16 deri më 19 prill me ftesë të kryetarit të komunës së Tetovës, Prof.Dr. Sadi Bexheti, në qytetin tonë do të qëndrojë për vizitë ish kryetari i Kroacisë, zoti Stipe Mesiç”, tha Pustina.

Sipas tij, në kuadër të kësaj vizite, të martën më 17 prill, në ora 11:00, në Qendrën e Kulturës në Tetovë, nëpërmjet një manifestimi ish presidentit kroat, Stipe Mesiç, do t’i ndahet titulli qytetar nderi i Tetovës për kontributin e tij në zgjerimin e hapësirave të demokracisë dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit.

“Në këtë manifestim tashmë kanë konformuar pjesëmarrjen e tyre personalitete të rëndësishme të jetës politike. Presidenti Mesiç i shoqëruar nga kryetari Bexheti, të mërkurën nga ora 11:00 do të vizitojë Universitetin e Evropës Juglindore, ku do t’i ndahet titulli “Doctor Honoris Causa”. Të njëjtën ditë nga ora 18:00, në hotel “Liraku” do të bëhet promovimi i librit të zotit Stipe Mesiç “ Si u shpërbë Jugosllavia”. Gjatë vizitës së tij në Tetovë, ish presidenti Stipe Mesiç do të takohet edhe me liderët e partivë politikë shqiptare në selitë e tyre”, tha Pustina.

Zëdhënësi i komunës së Tetovës, Flakran Pustina, ka shfrytëzuar rastin të ftojë mediat dhe qytetarët të jenë pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme për qytetin e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *