Home / Sport / Messi dhe Fabregas të zhgënjyer nga largimi i Guardiolës

Messi dhe Fabregas të zhgënjyer nga largimi i Guardiolës

Futbollistët e Barcelonës nuk e kanë mirëpritur dhe nuk i kanë përtypur shkaqet që Pep Guardiola ka përmendur për largimin e tij nga klubi katalanas. Lionel Messi nuk e ka shfaqur mërzitjen e tij.

Në faqen zyrtare në “facebook”, Messi shkruante edhe shkakun pse nuk doli në konferencë shtypi kur Guardiola lajmëroi largimin: “Për shkak të emocioneve vendosa të mos isha prezent. Mbi të gjitha prej dhimbjes që lojtarët kishin në fytyrat e tyre për këtë vendim dhe personalisht vendosa të mos tregoja dhimbjen time përpara mediave. E falënderoj Guardiolën për atë që i ka dhënë karrierës time profesionale dhe personale”.
Fabregas ndërkohë është shprehur se “pavarësisht se kam punuar vetëm një vit me trajnerin, me duket sikur kemi përjetuar më shumë. Ai ishte idhulli im, frymëzimi im”.
Iniesta e falënderoi “trajnerin dhe stafin e tij për gjithçka kanë bërë gjatë këtyre viteve”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *