Home / Sport / Morati: Stramaçioni ktheu entuziazmin

Morati: Stramaçioni ktheu entuziazmin

Duket qartë që Masimo Morati po sheh me prioritet të mbajë Andrea Stramaçionin si trajner të Interit edhe për sezonin e ardhshëm, sidomos nëse ky i fundit vazhdon të garantojë rezultate pozitive dhe entuziazëm, ashtu siç u shfaq në ndeshjen kundër Xhenoas.

“Ai na ka sjellë përsëri entuziazëm. Nuk ka qenë një debutim banal, pasi ai nuk është person i tillë ndaj ndeshja e tij e parë në pankinë ka pasqyruar personalitetin e tij”, tha presidenti i cili menjëherë pas ndeshjes kishte thënë që shpresonte që Stramaçioni ta vinte sa më shumë në vështirësi gjatë këtyre javëve.
Më pas, Morati ka folur për ndeshjen në vetvete, duke komentuar me çudi faktin se si kundër skuadrës së tij u dhanë 3 penallti.
“Tre penallti kundër është diçka e veçantë, mendoj se është rekord. Por ne nuk ankohemi kurrë pasi jemi mësuar me gjëra të tilla. Milan dhe Juventus e bëjnë pasi këtë vit janë më ambiciozë dhe në luftën për titull edhe një pikë mund ta bëjë diferencën”.
Në fund ai ka dashur të mbyllë polemikën në distancë me ish-trajnerin Gasperini, të cilin e kishte cilësuar pak kohë më parë si fajtorin kryesor të dështimit të këtij viti.
“Askush nuk mendon se ai është fajtori kryesor. Ishte një eksperiencë negative, e përgatitur për tre muaj dhe që shkoi keq. Kjo kthehet në faj, pasi në futboll gjithçka është faj ose meritë, por unë them se ka qenë thjesht një situatë pa fat”, përfundoi Morati.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *