Home / Sport / Murinjo: Jam trajner i madh!

Murinjo: Jam trajner i madh!

“Të flasësh për veten nuk është asnjëherë e thjeshtë, pasi rrezikon gjithmonë të dukesh mendjemadh, po për atë që kam fituar në karrierë, mund ta cilësoj veten një trajner të madh. Kam patur sukses në shumë vende të ndryshme dhe mendoj se është edhe më e lehtë të punosh jashtë dhe të kesh aftësinë të përshtatesh me kulturën, objektivat, mënyrën e jetesës dhe mënyrën e ndryshme si perceptohet futbolli”, ka thënë Murinjo.

Zhoze Murinjo mbetet një nga personazhet më të diskutueshëm të futbollit dhe ai bën maksimumin për të qenë gjithmonë në qendër të polemikave dhe për të ruajtur një famë të tillë. Trajneri portugez ka vendosur që të qëndrojë në heshtje për mediat spanjolle duke i lënë përsëri vendin në konferencë për shtyp zëvendësit të tij, Aitor Karanka, ndërsa për vete ka folur për revistën “Audi Magazine”.

Komentet e tij nuk kanë qenë dosido, pasi ai vendosur të flasë për veten, duke u cilësuar një trajner i madh për punën që ka bërë. “Të flasësh për veten nuk është asnjëherë e thjeshtë, pasi rrezikon gjithmonë të dukesh mendjemadh, po për atë që kam fituar në karrierë, mund ta cilësoj veten një trajner të madh. Kam patur sukses në shumë vende të ndryshme dhe mendoj se është edhe më e lehtë të punosh jashtë dhe të kesh aftësinë të përshtatesh me kulturën, objektivat, mënyrën e jetesës dhe mënyrën e ndryshme si perceptohet futbolli”.

“Atë që kam fituar nuk ma heq askush por unë nuk jam mësuar që të festoj shumë fitoret pasi dëshira ime e parë është që t’i rikthehem përjetimit të këtyre sukseseve. Preferoj të shoh të tjerët të festojnë dhe jap kontributin tim që ata të jenë të lumtur. Kjo më jep më shumë kënaqësi se të kem fituar dy herë Ligën e Kampioneve apo shumë kampionate”.

“E bukura e të qenit trajner janë ndeshjet, ku e di që brenda dy orësh je heroi ose fajtori. Karrierën do ta lë pas 20-30 vitesh, kur të jem mes 65 dhe 70 viteve. Shpresoj vetëm që në atë pikë të jem krenar me karrierën time. Do të dal nga bota e futbollit ditën kur do të them ’kjo është ndeshja ime e fundit si trajner’”, ishin disa nga komentet më pikante të Murinjos në këtë intervistë e cila ka tërbuar shtypin sportiv spanjoll që është ndjerë i injoruar nga portugezi.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *