Home / Sport / Mustafi për tre pikë përballë Rabotniçkit

Mustafi për tre pikë përballë Rabotniçkit

Skuadra kampione e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës shënoi fitore 1:0 përballë Rabotniçkit në derbin e javës së 27-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni.

Në një ndeshje interesante, ku ‘kuqezinjtë’ kishin dominim gjatë gjithë takimit, skuadra mysafire me formacion të kombinuar dukej se më shumë është koncentruar te përballja e të mëkurës kur përballë Horizont Turnovës do të kërkojnë kualifikimin në finalen e Kupës së Maqedonisë. Në kushte të këtilla Shkëndija tentonte që shpejtë të gjejë golin e epërsisë, mirëpo miqtë mbroheshin mirë. Mundësia e parë e Shkëndijës ishte pas harkimit të Cuculit, mirëpo portieri mysafir ishte më i shpejtë se Elmazovski. Disa minuta më vonë Neziri nis aksion të vendasve, pason për Allomeroviqin i cili assiston drejt Taipit, mirëpo goditja e numrit 20 shkoi skaj portës. Taipi kishte edhe kanosjen e rradhës pasi pranoi topin nga Allomeroviq, mirëpo kësaj rradhe Shishkovski arrin të mbrojë. Allomeroviq kishte tentim të bukur pas harkimit të Cuculit, mirëpo topi shkoi skaj portës së Rabotniçkit. Dhe në minutën e 36-të erdhi momenti i ndryshimit në këtë përballje. Kemal Allomeroviq depërtoi në krahë të djathtë, duke kthyer topin para portës, ndërsa kapiteni Mustafi nuk gabon dhe çon topin në rrjetë për epërsi të Shkëndijës dhe gëzim në mesin e tifozëve tetovarë. Kampionët edhe pas golit të shënuar nuk u ndalën dhe vazhduan të sulmojnë duke kërkuar golin e dytë dhe të sigurisë. Pak para fundit të pjesës së parë Shkëndija sjell aksion të bukur me pasime të sakta të Taipit, Demirit dhe Nezirit, ndërsa pas krosiomit në zonë, Selmani godet drejt në portierin mysafir. Në pjesën e dytë përsëri Shkëndija ishte skuadra që diktonte tempon e lojës, ndërsa ekipi i rrinjë mysafir mbrohej me sukes. Rastin më të mirë të Shkëndijës në pjesën e dytë e kishte Allomeroviq pas harkimit të Mustafit nga këndi, mirëpo topi ndalet në traversë dhe kthehet në fushë. Deri në fund të ndeshjes Shkëndija kërkonte golin e dytë për të siguruar fitoren, ndërsa në anën tjetër miqtë me inkuadrimin e Velkovskit, përmes kundërsulmeve provonin të barazojnë rezultatin. Dhe ‘kuqezinjtë’ kishin disa kanojse drejt portës kundërshtare që shpëtonte në moment të fundit, ndërsa miqtë edhe pse provuan të sjellin disa kundërsulme, megjithatë nuk ishin sa duhet të kujdeshëm në pozicionet jashtëloje. Kështu ndeshja u mbyll me fitore minimale të Shkëndijës, e cila me këto tre pikë vazhdon luftën me Metalurgun për pozitën e dytë në renditje. Për ‘kuqezinjtë’ vendimtar rezultoi goli i kapitenit Nebi Mustafi, i cili edhe pse i kënaqur me fitoren, megjithatë u shpreh i zhgënjyer me paraqitjen në teren, duke kërkuar nga futbollistët më të rrinjë më shumë impenjim në ndeshjet e ardhshme.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *