Home / Lajme / Maqedoni / Ndërprerje e komunikacionit hekurudhor, të punësuarit filluan grevë paralajmëruese

Ndërprerje e komunikacionit hekurudhor, të punësuarit filluan grevë paralajmëruese

9 prill-Përmes kumtesës informojnë se arsyeja është që deri në këtë moment ende nuk është paguar paga për muajin shkurt me çka nuk është respektuar marrëveshja nga takimi me ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe të Punës dhe Politikës Sociale.

Të punësuarit në dy ndërmarrjet në hekurudhë – transport dhe infrastrukturë sot me ndërprerje të qarkullimit në territorin e vendit në orën 14 filluan një grevë paralajmëruese.

Përmes kumtesës informojnë se arsyeja është që deri në këtë moment ende nuk është paguar paga për muajin shkurt me çka nuk është respektuar marrëveshja nga takimi me ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe të Punës dhe Politikës Sociale.

Në takim e mbajtur më 15 mars të viti 2012 në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve me përfaqësuesit e sindikatave nga të dyja kompanitë, për shkak të gjendjes së keqe ekonomike dhe propozimet për tejkalim, është dakorduar se me fillimin e zbatimit të masave të propozuara do të shkurtohet afati i pagesës së pagave të mbetura në tre muajt e ardhshëm me çka do të plotësohet kushti për pagesën e pagës më së voni deri në datën 25 të muajit në pajtim me Ligjin për marrëdhënie të punës, Ligjit për pagesën e pagave dhe Marrëveshjes kolektive.

Të punësuarit u kërkojnë falje udhëtarëve për shkak të ndërprerjes që pasoi

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *