Home / Lajme / Maqedoni / Në pritje të fluksit të mërgimtarëve

Në pritje të fluksit të mërgimtarëve

21 prill-Gjatë muajit shkurt autoritetet e policisë së Tetovës kishin apeluar që të mos dezinformohen mërgimtarët nga persona të pandërgjegjshëm se me pasaportat e vjetër nuk do të mund të hyjnë në shtet. Policia e Tetovës të enjten ka njoftuar se përfundimisht ka vënë në funksion fotografimin shtëpiak për personat që nuk mund të shkojnë në sportelet adekuate.

Vetëm brenda tre muajve në sportelet për dhënien e dokumenteve personale në Tetovë janë dhënë 10 mijë e 236 pasaporta biometrike dhe 23 mijë letërnjoftime. Sipas informacioneve të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, gjithsej 450 pasaporta janë dhënë me procedurë të përshpejtuar. Në sportelet e SPB-së në Tetovë theksojnë se deri më 27 shkurt kur edhe ishte afati i fundit për ndërrimin e dokumenteve personale në ditë ishin parashtruar rreth 500 aplikime, ndërsa janë dhënë rreth 400 dokumente të reja biometrike.

“Për muajt qershor, korrik dhe gusht apo gjatë muajve të verës Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, në mënyrë plotësuese bën përgatitje që t’u del në ndihmë mërgimtarëve, të cilët do të ndryshojnë dokumentet e udhëtimit nga të vjetra në të reja. Përgatitjet bëhen në kuadër të hapësirave poseduese, teknike, kadrovike dhe të tjera që në kohë të kryejmë punë për mërgimtarët të cilët do të na drejtohen për dokumente”, thotë zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski. Ai thotë se varësisht nga interesimi i qytetarëve nuk përjashtohet mundësia që të vendoset edhe puna me orar shtesë, me qëllim që qytetarët sa më shpejtë të nxjerrin dokumentet e reja biometrike. Pas fluksit të madh të qytetarëve, të cilët prisnin radhë për të nxjerrë dokumentet e tyre të reja, ditëve të fundit ky fluks është zhdukur pothuajse tërësisht. Ndërkohë, nga policia njoftojnë se mërgimtarët do të mund të vijnë me pasaportat e vjetër, por me të njëjtit nuk do të mund të dalin sërish nga shteti. Pra, ata do të duhet të pajisen me pasaporta të reja biometrike. Ua bëjmë të ditur të gjithë atyre që kanë pasaportë të vjetër, por ende kanë afat mund të hyjnë në Maqedoni pa problem dhe kur të vijnë në pushimet e rregullta mund ta zëvendësojnë me të ri, kurse atyre që u ka skaduar afati, mund të marrin letër prej ambasadave dhe të vijnë në vendlindje”, thotë Josifovski.

Gjatë muajit shkurt autoritetet e policisë së Tetovës kishin apeluar që të mos dezinformohen mërgimtarët nga persona të pandërgjegjshëm se me pasaportat e vjetër nuk do të mund të hyjnë në shtet. Policia e Tetovës të enjten ka njoftuar se përfundimisht ka vënë në funksion fotografimin shtëpiak për personat që nuk mund të shkojnë në sportelet adekuate. “Zyra për punë juridike në Tetovë para disa ditëve ka vënë në funksion stacionin mobil për fotografim shtëpiak të personave më të moshuar dhe të sëmurë të cilët për shkaqe objektive nuk kanë pasur mundësi të vijnë të fotografohen personalisht në sportelet tona. Deri më tash janë fotografuar rreth 100 persona, ndërsa aktivitetet e kësaj natyre ende vazhdojnë. Ata të cilët nuk kanë mundësi të vijnë vet të fotografohen përmes të afërmve të tyre, do të duhet të dorëzojnë dokument adekuat për gjendjen shëndetësore, e cila do të vërtetojë pamundësinë e tyre për fotografim në hapësirat e SPB-së”, tha zëdhënësi Josifovski. Ky stacion lëvizës për shkaqe teknike s’- pati mundësi të del në terren, ndërsa sipas të dhënave ata do të duhet të fotografojnë rreth 400 persona nëpër shtëpitë e tyre. Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *