Home / Lajme / Maqedoni / Nga viti i ardhshëm tërhiqen monedhat prej 50 deni

Nga viti i ardhshëm tërhiqen monedhat prej 50 deni

26 prill-
Zëvendësimi do të kryhet nga ana e bankave të themeluara në Republikën e Maqedonisë në periudhën nga 1 janari i vitit 2013 deri në 31 mars të vitit të ardhshëm. Në këtë periudhë këmbimi i monedhave do të kryhet nga ana e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.

Monedhat prej 50 deni tërhiqen nga qarkullimi. Monedha më e ulët e denarit i cili do të shfrytëzohet është një denar.

Vendime të këtilla solli sot Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.

Zëvendësimi do të kryhet nga ana e bankave të themeluara në Republikën e Maqedonisë në periudhën nga 1 janari i vitit 2013 deri në 31 mars të vitit të ardhshëm. Në këtë periudhë këmbimi i monedhave do të kryhet nga ana e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.

Me tërehqejn e monedhave prej 50 deni, siç qëndron në kumtesë, mundësohet tejkalimi i gjendjes me përdorim të dobët të saj.

Rumbullaksimi i llogaritjes përfundimtare në pagesë në të holla të gatshme dhe jo të gatshme dhe në librat afarist do të kryhet ashtu që shuma deri 49 deni do të rrumbullaksohet, ndërsa vlera prej 50 deri 99 deni do të rrumbullaksohet në 1 denar.

Me këtë do të thjeshtësohet mënyra e llogaritjes gjatë kryerjes së transakcioneve në qarkullimin pagesor me para të gatshme dhe jo të gatshme.

Gjithashtu lexo

Rikthehet ndotja e rrezikshme në Tetovë – (FOTO & VIDEO)

Me matjen e koncentrimeve dyfish më të lartë nga e lejuara të grimcave PM10, Tetova …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *