Home / Lajme / Maqedoni / Një i plagosur në incidentin në Shkup

Një i plagosur në incidentin në Shkup

24 prill-Incidenti ka ndodhur midis tre personave, M.G, 71 vjeç dhe ish-bashkëshortja e tij T.G, 45 vjeç dhe në anën tjetër S.J, 63 vjeç të gjithë nga Shkupi. Pas një zënke midis tyre për çështje pronësore, S.J ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë duke plagosur 71 vjeçarin.

Një person është i plagosur në incidentin që ndodhi mbrëmë në lagjen Kozle të Shkupit.

Kjo konfirmohet sot në mëngjes nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Incidenti ka ndodhur midis tre personave, M.G, 71 vjeç dhe ish-bashkëshortja e tij T.G, 45 vjeç dhe në anën tjetër S.J, 63 vjeç të gjithë nga Shkupi. Pas një zënke midis tyre për çështje pronësore, S.J ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë duke plagosur 71 vjeçarin.

Pas incidentit i plagosuri është dërguar në Qendrën emergjente në Shkup. MPB paralajmëroi se ekipet në terren po punojnë për pastrimin e plotë të incidentit. Media dhe portale maqedonase mbrëmë raportuan për më shumë të plagosur, por edhe dyshime për të vrarë në këtë incident.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *