Home / Lajme / Rajon / Një i vdekur nga një sulm me mjet shpërthyes në veri të Mitrovicës

Një i vdekur nga një sulm me mjet shpërthyes në veri të Mitrovicës

8 prill-Ndërkohë policia thotë se “Një mjet eksplodues, që besohet të jetë një sasi e eksplozivit plastik, besohet të ketë qenë vendosur dhe aktivizuar në parmakun e dritares së banesës në katin përdhes të familjes Haradinaj, ndërsa në këtë sulm, plagë vdekjeprurëse ka marrë viktima S.H. kurse familjarët e tjerë, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tij, janë trajtuar në spitalin e Mitrovicës, me lëndime të natyrës së lehtë”.

Selver Haradinaj, 38-vjeç është vrarë në orën 01:20 minuta pas një shpërthimi të fuqishëm në njërën prej ndërtesave të Tre Rrokaqiejeve në veri të Mitrovicës.

Fëmijet dhe bashkëshortja e tij janë plagosur nga shpërthimi.

Fillmisht në terren kanë dalë disa ushtarë të KFOR-it e më pas edhe Policia e Kosovës. Njësiti i forenzikës e ka bërë ekzaminimin e vendit të shpërthimit kurse trupi i viktimës është nxjerrë nga banesa tri orë pas ngjarjes.

Sulmi ka shqetësuar dukshëm banorët e pak shqiptarë që jetojnë ende në veri të qytetit.

Ndërkohë policia thotë se “Një mjet eksplodues, që besohet të jetë një sasi e eksplozivit plastik, besohet të ketë qenë vendosur dhe aktivizuar në parmakun e dritares së banesës në katin përdhes të familjes Haradinaj, ndërsa në këtë sulm, plagë vdekjeprurëse ka marrë viktima S.H. kurse familjarët e tjerë, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tij, janë trajtuar në spitalin e Mitrovicës, me lëndime të natyrës së lehtë”.

Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

Por deri më tani nuk ka të arrestuar e as të dyshuar për këtë rast.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Besim Hoti ka thënë se për momentin nuk kanë të arrestuar e të dyshuar por nuk e ka përjashtuar mundësi që incidenti të ketë prapavijë etnike

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga e dënon sulmin me mjet shpërthyes, në një banesë private, në lagjen e Tre Rrokaqiejve në Mitrovicë, me ç’rast është vrarë një qytetar i Kosovës dhe është lënduar familja e tij.

“Aktet e këtilla të dhunshme dhe sulmet janë të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë stabilitetit të vendit. Ato pengojnë përpjekjet e vazhdueshme për vendosjen e rendit dhe të qetësisë në gjithë Republikën së Kosovës dhe në veçanti në pjesën veriore të territorit të saj”, thuhet në reagim.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës kërkon nga institucionet përgjegjëse që të kapin autorët e këtij incidenti dhe t’i vënë ata përpara drejtësisë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përcjellë indinjatën e saj të thellë për sulmin me eksploziv ndaj një familjeje shqiptare në lagjen e Tre Rrokaqiejve, në veri të Mitrovicës, ku e humbi jetën një qytetar shqiptar dhe ku u lënduan familjarët e tij, njoftojnë mediat kosovare.

Mëtutje, në njoftimin e AAK-së, thuhet se duke e konsideruar këtë si një akt të rëndë kriminal, AAK ndan dhimbjen e saj të thellë me të afërmit e viktimës, kurse personave të lënduar ju uron shërim sa më të shpejtë.

AAK fton institucionet kompetente që t’i përdorin të gjithë mekanizmat për mbrojtjen e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, për identifikimin dhe kapjen sa më të të shpejtë të kryesve të këtij akti barbar.

Sipas AAK-së, akte të tilla kriminale janë të patolerueshme dhe po e rëndojnë përditë jetën e qytetarëve tanë në veri të vendit, duke e shndërruar veriun në oazë të krimit, mungesës së ligjit, rendit dhe të sigurisë.
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon aktin terrorist, në të cilin humbi jetën një qytetarë, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës. Ky akt i drejtuar ndaj jetës, lirisë dhe pronës së qytetarëve, është një akt kriminal dhe terrorist, ndaj të cilit Qeveria e Kosovës shpreh indinjatë dhe angazhohet që ndriçimi i tij, kapja e akterëve dhe dënimi i tyre të bëhet sa më shpejt.

Kryeministri ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë së Kosovës dhe nga organet e ndjekjes, që të bëjnë çmos që aktorët e këtij akti terrorist, të kapen dhe të marrin dënimet e merituara nga ana drejtësisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj të vendosur në luftën kundër të gjithë atyre që rrezikojnë jetën, lirinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, thuhet në reagim

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *