Home / Lajme / Maqedoni / Një person e humbi jetën në një aksident trafiku në Likovë

Një person e humbi jetën në një aksident trafiku në Likovë

2 prill-Aksidenti, mes një automjeti transportues dhe automjetit “golf”, ndodhi në urën mbi lumin “Likovë” para hyrjes në fshatin Opaje, me ç’rast shoferi i automjetit Orhan. Sh (37) nga fshati Mateç e humbi jetën. Mjeku nga Ndihma e Shpejtë konstatoi se Orhan SH. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Një person e humbi jetën në aksidentin e rëndë të trafikut që dje ndodhi në rrugën rajonale Kumanovë-Likovë, informon sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Aksidenti, mes një automjeti transportues dhe automjetit “golf”, ndodhi në urën mbi lumin “Likovë” para hyrjes në fshatin Opaje, me ç’rast shoferi i automjetit Orhan. Sh (37) nga fshati Mateç e humbi jetën. Mjeku nga Ndihma e Shpejtë konstatoi se Orhan SH. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Nëpunësit policor kanë zbuluar se kush është shoferi i automjetit transportues, i cili është arratisur nga vendi i ngjarjes, pas çka mbrëmë rreth orës një pas mesnate, A.A (23) nga Kumanova është gjetur dhe arrestuar në SPB Kumanovë, ndërsa automjeti transportues është gjetur në fshatin Strimë.

Në vijim është përpilimi i padisë penale për dy vepra penale – “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” dhe “mosdhënia e ndihmës për personin e lënduar në aksident”, pas çka shoferi A.A së bashku me padinë penale do të dërgohen në Prokurorinë themelore publike.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *