Home / Lajme / Maqedoni / Një person humbi jetën, tre janë lënduar në një aksident trafiku në autostradën Gostivar-Tetovë

Një person humbi jetën, tre janë lënduar në një aksident trafiku në autostradën Gostivar-Tetovë

30 prill-Zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Marjan Josifovski, tha se në këtë aksident jetën e ka humbur 62 vjeçari Mustafi Isni, nga fshati Toplicë i Gostivarit, i cili nga lëndimet e marra ka humbur jetën në vendngjarje. Policia njoftoi se në këtë aksident janë lënduar edhe nipi i të vdekurit 12 vjeçari M.M

Aksident me pasoja vdekjeprurëse ka ndodhur sot në orët e pasditës në magjistralen Gostivar-Tetovë. Sipas informacioneve të policisë, aksidenti ka ndodhur në orën 14, 45 minutam në afërsi të kthesës për në fshatin Tumçevishtë, në afërsi të Gostivarit.

Zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Marjan Josifovski, tha se në këtë aksident jetën e ka humbur 62 vjeçari Mustafi Isni, nga fshati Toplicë i Gostivarit, i cili nga lëndimet e marra ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia njoftoi se në këtë aksident janë lënduar edhe nipi i të vdekurit 12 vjeçari M.M, i cili është ndalur për shërim në spitalin e Gostivarit, ndërsa bashkëshortja e tij dhe mbesa kanë kaluar pa lëndime dhe janë lëshuar në shtëpi.

Bëhet e ditir se vetura e tipity Audi A4 me targa të Gostivarit në momentin kritik nga arsye të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur. Mësohet se I ndjeri ka qenë duke u kthyer nga aerodromi I SHkupit për në shtëpi ku kishte dërguar një të afërm të tij. Televizioni Koha ju sjell pamjet e aksidentit ne edicionet informative.(U.H) (Televizioni Koha).

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *