Home / Sport / Nuri Seferi rikthehet në ring me 11 Maj 2012

Nuri Seferi rikthehet në ring me 11 Maj 2012

Kampioni Evropian në kategorinë “Cruiser” (90kg) Nuri Seferi do të rikthehet në ring me datë 11 Maj 2012, pas një pauze mbi 7 muaj. Pas luftës së tij me 24 Shtator 2011 në Maqedoni Nuriu ishte i detyruar t´i nenshtrohej një operacioni të komplikuar, madje lufta e tij ka qenë shumë e rrezikshme për shëndetin.

Nuriu kishte luftuar 6 vite me një tumor në këmbë, por tani është larguar tumori, këmba i është forcuar mirë, ka disa javë që Nuriu ka filluar me stervitje të lehta dhe shkon gradualisht duke e ngritur intenzitetin e tyre.

Lufta e tij e ardhshme në të cilen do ta mbron titullin për herë të tretë është caktuar për datën 11 Maj 2012 në EWS Arena të qytetit gjerman Goeppingen, kundërshtari i Nuriut akoma nuk është bërë i njohur nga kompania promovuese EC Boxpromotion, ata tani janë në bisedime me organizaten botërore të boksit WBO dhe do të gjejn së shpejti një kundërshtarë për mbrotjen e titullit Evropian.

Lufta e Nuri Seferit është një ndër luftat kryesore të asaj mbrëmjeje në Goeppingen dhe do të transmetohet LIVE në televizionin e mirënjohur evropian EUROSPORT, gjithashtu në atë mbrëmje do të luftojnë Alexander Alexeev me Firat Arslan për titullin EBU të Evropës në “Cruiserweight”.

” Kam kaluar disa muaj të vështirë, por jam përpjek që mos të largohem shumë nga stërvitjet dhe kam qen vazhdimisht në palestër, tani mezi po e pres të ngjitem në ring dhe jam i lumtur që do të mbroj titullin evropian në një vënd të madhë siq është Gjermania ” kështu Nuri Seferi për AlbanianBoxing.com

Këshilltari i Nuri Seferit, Luan Dreshaj shton: ” Nuriu është akoma në frymë të kampionatit botërorë, në muajin Maj WBO-ja e ka rikthyer Nuriun në poziten e 5 të botës, pas mbrojtjes së titullit me 11 Maj besoj se do të ngjitet edhe 1 apo 2 pozita më lartë dhe pastaj është çdo gjë e mundur. Në kategorinë “Cruiser” për momentin ka shumë lëvizje dhe boksierët më të mirë në botë janë duke u sjellur rreth titullit WBO, andaj nuk është e lehtë të fitosh të drejtën për titullin e botës, por ne do të bëjmë çmos që të marim një mundësi rreth fundit të vitit 2012 “.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *