Home / Lajme / Maqedoni / Orav takon Thaçin dhe Osmanin

Orav takon Thaçin dhe Osmanin

17 prill-“Bashkëbiseduesit ranë dakord se qeveria, opozita dhe organizatat joqeveritare dhe qytetarët duhet të komunikojnë në vazhdimësinë funksionet e zbulimit të fajtorëve, ndërsa institucionet përgjegjëses duhet të garantojnë sigurinë , pronën dhe lirin e lëvizjes për të gjithë qytetaret pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe kulturore”, thuhet në komunikatën e RDK, duke nënvizuar nevojën e një tryeze të përbashkët me liderët politik të partive parlamentare për të shqyrtuar situatën politike dhe të sigurisë në Maqedoni.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Aivo Orav ka zhvilluar sot takime me dy liderët e partive shqiptare, kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ate të RDK-së, Rufi Osmani.

Në këto takime siç informohet është biseduar për çështjet politike me rëndësi vitale për Maqedoninë, me theks të veçantë për situatën aktuale politike në vend e cila mbretëron ditëve të fundit, zhbllokimi i proceseve euro-integruese të Maqedonisë dhe tema të tjera me interes të dyanshëm.

Në një komunikatë të PDSH-së, theksohet se Thaçi dhe ambasadori Orav kanë shprehur qëndrimin e përbashkët se të gjithë faktorët relevant bashkërisht duhet të japin kontributin e tyre për qetësimin e tensioneve.

Në takimin me liderin e RDK-së, Rufi Osmani është shprehur konstatimi i përbashkët se institucionet përgjegjëse me të gjitha kapacitet në disponim duhet të menaxhojnë situatën e komplikuar në vend në pajtim me ligjet në fuqi pas vrasjes së pesë qytetareve të pafajshëm në Radishan.

“Bashkëbiseduesit ranë dakord se qeveria, opozita dhe organizatat joqeveritare dhe qytetarët duhet të komunikojnë në vazhdimësinë funksionet e zbulimit të fajtorëve, ndërsa institucionet përgjegjëses duhet të garantojnë sigurinë , pronën dhe lirin e lëvizjes për të gjithë qytetaret pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe kulturore”, thuhet në komunikatën e RDK, duke nënvizuar nevojën e një tryeze të përbashkët me liderët politik të partive parlamentare për të shqyrtuar situatën politike dhe të sigurisë në Maqedoni.

“Zbatimi i reformave në sistemin e drejtësisë, depolitizimi i administratës publike, luftimi institucional i korrupcionit dhe krimit të organizuar, përparimi thelbësor i decentralizimit politik dhe fiskal janë sfida të cilët kërkojnë angazhim permanent nga qeveria dhe nga i tërë spektri politik dhe civil”, është theksuar në këtë takim

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *