Home / Lajme / Maqedoni / OSBE fton për qetësi

OSBE fton për qetësi

14 prill-“Kryesuesi i OSBE-së, zëvendëskryeministri irlandez Eamon Gilmor shprehë ngushëllime deri tek familjet e pesë maqedonasve etnik që u vranë në afërsi të fshatit Smilkovë në Shkup. Përshëndesim aksionin e shpejtë të autoriteteve dhe besoj se ky incident mizor që do të plotësisht i hetuar dhe përgjegjësit do të nxirren para drejtësisë”, thekohet në komunikatën e OSBE-së.

Kryesuesi i OSBE-së, Eamon Gilmor ka shprehur bindjen se incidenti makabër me vrasjen e pesëfishtë në Shkup do të rezultojë me nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës.

OSBE përmes një deklarate bën thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe inkurajon autoritetet për hetimet e nisura.

“Kryesuesi i OSBE-së, zëvendëskryeministri irlandez Eamon Gilmor shprehë ngushëllime deri tek familjet e pesë maqedonasve etnik që u vranë në afërsi të fshatit Smilkovë në Shkup. Përshëndesim aksionin e shpejtë të autoriteteve dhe besoj se ky incident mizor që do të plotësisht i hetuar dhe përgjegjësit do të nxirren para drejtësisë”, thekohet në komunikatën e OSBE-së.

OSBE i bashkëngjitet thirrjeve të partive politike dhe partnerëve ndërkombëtarë në Maqedoni që qytetarët të rrijnë qetë dhe të përmbahen nga çdo aktivitet që nxit tensionet ndërmjet etniteteve.

OSBE gjithashtu vlerëson se nga afër po e ndjekë situatën dhe se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet qeveritare dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *