Home / Lajme / Maqedoni / Osmani fton Ahmetin ti masin forcat në Gostivar

Osmani fton Ahmetin ti masin forcat në Gostivar

12 prill-“Për mua personalisht do të kishte qenë interesant që zotëri Ahmeti të ndërrojë rezidencën dhe të kandidohet për komunën e Gostivarit. Sa i përket kombinatorikave të tjera të kësaj partie ne si parti nuk merremi”, theksoi Osmani, duke i`u përgjigjur pyetjes rreth paralajmërimit të ministrit aktual të Pushtetit Lokal, Nevzat Bejta për tu rikandiduar për Gostivarin në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Lideri i RDK-së, Rufi Osmani ka shpalosur sot planin për tejkalimin e procesit të bllokimit të evrointegrimeve dhe problemeve tjera në Maqedoni.

“RDK pret që BDI pas samitit të Çikagos të jetë konzistente në përcaktimet e saja eurotlantike dhe të braktisë Qeverinë aktuale dhe në këtë mënyrë të krijohet shumica parlamentare me një qëllim të vetëm tejkalimin e problemit të emrit me Greqinë dhe më pas kjo Qeveri teknike të organizon zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe lokale në vitit 2013 dhe me pas të hapet një dialog përmbajtjesor për çështjen shqiptare”, theksoi Rufi Osmani në një konferencë me gazetarët me rastin edhe të promovimit të selisë së re partiake.

Ai sërish ka përsëritur nevojën për bashkëpunimin midis forcave opozitës me qëllim të zhbllokimit të proceseve evrointegruese.

“Qëndrimi i RDK-së për bashkëpunimin e opozitës në përgjithësi në funksion të tejkalimit të bllokadës së proceseve integruese niset nga parimi se ky bashkëpunim mund të jetë në nivel të objektivave për debllokim të procesit të integrimit, ndërsa në kuptim të pragmatizimit politik çdo parti duhet të jap kontributin e vet në të gjitha nivelet e organizimit dhe të funksionimit politik”, theksoi Osmani.

Lideri i RDK-së, Rufi Osmani ka kërkuar që oponenti i tij politik, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti t`i dalë kundërkandidat në zgjedhjet e ardhshme lokale në Gostivar.

“Për mua personalisht do të kishte qenë interesant që zotëri Ahmeti të ndërrojë rezidencën dhe të kandidohet për komunën e Gostivarit. Sa i përket kombinatorikave të tjera të kësaj partie ne si parti nuk merremi”, theksoi Osmani, duke i`u përgjigjur pyetjes rreth paralajmërimit të ministrit aktual të Pushtetit Lokal, Nevzat Bejta për tu rikandiduar për Gostivarin në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Kryetari i RDK-së ka sqaruar se ministri aktual Bejta duhet të përgjigjet para drejtësisë për keqpërdorimet dhe dëmet e shkaktuara ndaj komunës së Gostivarit, gjatë kohës së qeverisjes së tij.

Osmani ka nënvizuar se partia e tij po vijon konsolidimin e fuqishëm dhe se do të ketë një rezultat tejet më pozitiv në zgjedhjet e ardhshme.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *