Home / Lajme / Maqedoni / Osmani nominohet për çmim ndërkombëtar

Osmani nominohet për çmim ndërkombëtar

10 prill-“Nominimi i Rufi Osmanit për këtë çmim prestigjioz ndërkombëtar, është vlerësimi i radhës i institucioneve relevante ndërkombëtare për punën e suksesshme, transparente dhe të ndershme, si dhe rezultatet evidente nga menaxhimi reformator i tij nga pozicioni i kryetarit të Komunë së Gostivarit”, thuhet në njoftimin e RDK-së.

John W.A. Netting, drejtori i përgjithshëm i Asamblesë Evropiane të Biznesit, i ka dërguar ftesë kryetarit të Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani për pjesëmarrje në Ceremoninë e ndarjes së çmimeve ndërkombëtare “Evropa e Bashkuar” në fushën e administratës publike dhe qeverisjes lokale. Kjo ceremoni mbahet në kuadër të Samitit të liderëve të kryetarëve të komunave më 12 qershor të këtij viti në Dublin (Irlandë), ndërsa Osmani, nga ana e Asamblesë është nominuar për çmimin “Kontribut i veçantë për zhvillim dhe integrim ndërkombëtar”. Siç thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e RDK-së, ceremoninë e organizon Asambleja e Biznesit Evropian dhe Komiteti i nominimeve “Sokrat” me përkrahje të organizatave me ndikim publik si dhe sindikatave nga 16 vende të botës. “Nominimi i Rufi Osmanit për këtë çmim prestigjioz ndërkombëtar, është vlerësimi i radhës i institucioneve relevante ndërkombëtare për punën e suksesshme, transparente dhe të ndershme, si dhe rezultatet evidente nga menaxhimi reformator i tij nga pozicioni i kryetarit të Komunë së Gostivarit”, thuhet në njoftimin e RDK-së.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *