Home / Sport / Pas Teteksit, rradhën e ka Horizonti

Pas Teteksit, rradhën e ka Horizonti

“Kjo është Shkëndija e vërtetë. Ndaj Teteksit kishim mundësi të shohim shpërthimin dhe sakrificën e zemrës shqiptare që lufton për të mbrojtur vlerat dhe nderin e saj. Fitore e madhe që shkon në adresë të publikut dhe ‘Ballistëve’ si shenjë falemenderimi për mbështetjen e jashtëzakonshme që i japin ekipit. Uroj të gjithë për ‘shuplakën’ që i dhamë Teteksit edhe në fushë, por edhe në tribuna, ndërsa ftoj të gjithë të jemi të bashkuar drejt sukseseve tjera. Tani na pret sfida e rradhës me Horizontin, ku presim tre pikë të reja dhe një fitore tjetër për publikun tonë të mrekullueshëm”, tha mes tjerash ndihmës trajneri i Shkëndijës, Erhan Selimi.

Shkëndija e Tetovës ditët e fundit nën emocionet e fitores spektakulare në derbin e qytetit me Teteksin, është përgatitur për sfidën e rradhës me Horizontin e Turnovës. ‘Kuqezinjtë’ duket se kanë lënë pas krizën që i kaploi në start të gjysmësezonit pranveror dhe tani janë në seri prej dy fitoresh, duke paralajmëruar se gjejnë rritmin e duhur në rrugën drejt sukseseve të reja. Fitorja ndaj Teteksit e arritur me 10-të futbollistë (portieri Jovanovski u ndëshkua me të kuq që nga minuta e 9-të) ka ngruhur zemrat e çdo tifozi të Shkëndijës, por edhe çdo shqiptari gjetiu dhe jep shpresë për një rrikthim të fuqishëm të skuadrës kampione, e cila me shumë gjasa edhe këtë vit do të prezentohet në arenën ndërkombëtare. Tani Shkëndijn e pret ndeshja me Horizont Turnovën, në të cilën tetovarët mendojnë vetëm për fitore dhe tre pikë të reja. “Kjo është Shkëndija e vërtetë, të cilën e duam të gjithë. Ndaj Teteksit kishim mundësi të shohim shpërthimin dhe sakrificën e zemrës shqiptare që lufton për të mbrojtur vlerat dhe nderin e saj. Fitore e madhe që shkon në adresë të publikut dhe ‘Ballistëve’ si shenjë falemenderimi për mbështetjen e jashtëzakonshme që i japin ekipit. Uroj të gjithë për ‘shuplakën’ që i dhamë Teteksit edhe në fushë, por edhe në tribuna, ndërsa ftoj të gjithë të jemi të bashkuar drejt sukseseve tjera. Tani na pret sfida e rradhës me Horizontin, ku presim tre pikë të reja dhe një fitore tjetër për publikun tonë të mrekullueshëm”, u shpreh ndihmës trajneri i Shkëndijës, Erhan Selimi, i cili para se të flasë për ndeshjen me Horizontin, nuk mundi të durojë pa kujtuar sfidën e të dielës me Teteksin. “U’a kishim borxh tifozëve një fitore të tillë, pas atij barazimi 0:0 dhe humbjes në pjesën e parë të sezonit. Kjo ishte një ndër fitoret më të ëmbla, pasi erdhi me shumë angazhim të të gjithëve, posaçërisht pasi mbetëm me një futbollist më pak në fushë. Mirëpo të gjithë lojtarët pa përjashtim dhanë 200 % e tyre, tifozët në tribunë ishin të mrekullueshëm dhe në fund rezultati foli për ne. Mendoj se merituam këtë sukses dhe këtë hakmarje të ëmbël ndaj rivalit të qytetit, që prej kohësh ka ditur me intriga të ndryshme të dalë me rezultat pozitiv në ndeshjet me ne. Mirëpo tani edhe unë, por besoj se të gjithë tifozët e Shkëndijës kemi fituar një qetësi në zemër, pasi të dielën u’a dhamë atë që e merituan dhe i bëmë të dalin nga stadiumi kokë ulur”, komentoi Selimi. Mirëpo ndeshja me Teteksin i takon të së kaluarës, tre pikët shkuan në saldon e Shkëndijës, ndërsa tani ekipi duhet të hap faqe të re dhe të shikojë përpara drejt sukseve të reja. Kundërshtari i rradhës i kampionëve në fuqi është Horizont Turnova, e cila lufton për mbijetesë. “S’na interesojnë brengat e tyre dhe ne shikojmë vetëm punën tonë. Shkëndija në të kaluarën ka ditur të sakrifikojë veten për tjera skuadra dhe i’a ka parë sherin. Prej kur luajmë vetëm për vete, ne arrijmë vetëm suksese dhe planifikojmë të vazhdojmë me këtë rritëm. Respektojmë Horizontin, kanë ekip të mirë dhe duhet të jemi për 90-të minuta të kujdesshëm. Mirëpo mendoj se ata s’kanë çka këkrojnë në Tetovë dhe me angazhim maksimale të të gjithëve, pres fitoren e rradhës të Shkëndijës, për të vazhduar të presim gabim të Metalurgut dhe të kapim vendin e dytë në renditje”, përfundoi ish-kapiteni ‘kuqezi’, Erhan Selimi. Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Horizont Turnovës zhvillohet të ejnten në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 16:00.

‘OUT’ Jovanovski, Demiri, Sali, ‘IN’ Mustafi, Emini

Shkëndija në ndeshjen më Horizontin përsëri do të përballet me mungesa në formacion dhe stafi teknik do të duhet të bëjë disa ritacione në skuadër. Në këtë sfidë do mungojë portieri Jovanovski si pasojë e kartonit të kuq, Demiri ka grumbulluar 5 kartona dhe duhet të pushojë, ndërsa për shkak të lëndimit jashta kombinimit do të jetë sulmuesi Ersen Sali. Edhe Ilir Elmazovski ankohet në lëndim, mirëpo me shumë gjasa do të shtërngojë dhëmbët dhe do të inkuadrohet në lojë. Ndërkohë Shkëndija nuk ka vetëm lajme të këqia, pasi në skuadër do të kthehen kapiteni Mustafi që mungoi me Teteksin për shkak të kartonëve, ndërsa përforcim i madh pritet të jetë rrikthimi i Izair Eminit, i cili mungoi nga ndeshja me Vardarin, kur pësoi një dëmtim në këmbë. Pritet që stafi teknik të mbulojë mungesat në skuadër, ndërsa përfundimisht rrikthimi i Mustafit dhe Eminit do të jetë impuls i madh për skuadrën, kur dihet vlera e tyre në skuadër.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *