Home / Lajme / Maqedoni / МPB apelon të ndërpriten spekulimet rreth vrasjes së mbrëmshme

МPB apelon të ndërpriten spekulimet rreth vrasjes së mbrëmshme

13 prill-“MPB intensivisht është vënë në kërkim të kryerësve të vrasjes dhe vërtetimit të motiveve. MPB shprehë ngushëllime deri tek familjet e të vrarëve dhe apelon për qetësimin e ndjenjave. Ndërsa, kërkohet që media të jenë të përmbajtura nga spekulimet dhe të mos nxisin tensione ndëretnike”, qëndron në komunikatën e Ministrisë.

Ministria e Punëve të Brendshme bën apel për përmbajtje nga shpekulimet lidhur me vrasjen e mbrëmshme pranë Liqenit të Hekuranës në afërsi të fshatit Smilkovc dhe bën thirrje secili që ka çfarëdo qoftë informate lidhur me krimin ta paraqesë në polici.

“MPB intensivisht është vënë në kërkim të kryerësve të vrasjes dhe vërtetimit të motiveve. MPB shprehë ngushëllime deri tek familjet e të vrarëve dhe apelon për qetësimin e ndjenjave. Ndërsa, kërkohet që media të jenë të përmbajtura nga spekulimet dhe të mos nxisin tensione ndëretnike”, qëndron në komunikatën e Ministrisë.

Për ndriçimin e tërësishëm të rastit, MPB ka formuar një shtab operativ me përfaqësues më të lartë policor për të bashkërenduar aktivitetet për zbardhjen e vrasjes së pesëfishtë në fshatin Smilkovc të Shkupit.

Ekipe të specializuara policore ende po kryejnë hetime në rajonin më të gjërë ku ka ndodhur vrasja.

Trupat e pajetë të pesë personave janë dorëzuar për autopsi në Instituin për mjekësi ligjore dhe prej atje pritet konfirmim për identitetin e tyre.

Tani për tani është i njohur identiteti i njërit prej tyre, 45 vjeçarit Boeçe Stefkovski nga fshati Creshevë. Katër të tjerët janë të moshës reth 20 vjet, jozyrtarisht nga komuna e Butelit.

Mbrëmë rreth orës 22 e 30 peshkatarë i kanë parë trupat e pajetë pranë liqeinit artificial dhe rastin e kanë paraqitur në polici.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *