Home / Lajme / Maqedoni / PDSH nuk mbështet deklaratën, LSDM pro

PDSH nuk mbështet deklaratën, LSDM pro

25 prill-“Grupi parlamentar i PDSH-së nuk do ta nënshkruajë këtë Deklaratë për shkak se dihet se cili është kushti për Maqedoninë për t’u bërë anëtare e NATO-s, e ai është ndërrimi i emrit kushtetues. Prandaj ne nuk duam të bëhemi pjesë e kësaj maskarade të shumicës parlamentare”, deklaroi Imer Aliu nga PDSH-ja.

LSDM-ja do të votojë për Propozim-deklaratën për riafirmim të realizimit të qëllimit strategjik për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, që dje deri te Kuvendi dhe deri te të gjitha grupet e deputetëve e dorëzuan VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja në pushtet.

Këtë e deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Andrej Petrov dhe kërkoi që Propozim-deklaratën të cilën tani më e kanë nënshkruar deputetët e LSDM-së të jetë pikë e parë në seancën e sotme kuvendore.

“Për LSDM-në prioritet më i lartë janë integrimet euroatlantike të Maqedonisë. Përderisa shumica qeveritare konsideron se me këtë deklaratë, Qeverisë do t’i lehtësohet puna për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në Samitin në muajin maj në Çikago, do ta mbështesim pa rezervë”. deklaroi Petrov në Kuvend.

Duke pasur parasysh, shtoi Petrov, se politika e përgjithshme e jashtme dhe procesi i integrimeve të vendit është i kuptimtë dhe i kryesuar nga Qeveria, është i dukshëm vlerësimi i tyre se kjo deklaratë është kyçe për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Konkluduam se pushteti ka plan se si ta vendosë Maqedonisë në NATO në Samitin e ardhshëm në Çikago. Prandaj e mbështesim deklaratën dhe presim rezultate”, tha Petrov.

Partia Demokratike Shqiptare PDSH) nuk do ta mbështesë Deklaratën për afirmimin e strategjisë së vendit për anëtarësim në NATO të propozuar nga shumica parlamentare, gjegjësisht partnerët e koalicionit VMRO-DPMNE dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Koordinatori i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu deklaroi se kjo nismë e shumicës parlamentare është demagogji dhe maskaradë.

Ai tha se dihet se cili është kushti për anëtarësim në NATO.“Grupi parlamentar i PDSH-së nuk do ta nënshkruajë këtë Deklaratë për shkak se dihet se cili është kushti për Maqedoninë për t’u bërë anëtare e NATO-s, e ai është ndërrimi i emrit kushtetues. Prandaj ne nuk duam të bëhemi pjesë e kësaj maskarade të shumicës parlamentare”, deklaroi Imer Aliu nga PDSH-ja.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *