Home / Lajme / Maqedoni / Përleshet policia me protestuesit në Shkup

Përleshet policia me protestuesit në Shkup

16 prill-Protestuesit më pas u nisën drejtë Çarshisë së Vjetër të Shkupit, por u zmbrapsën nga forcat speciale të policisë. Policia përdori edhe forcë ndaj demonstruesve, ndërsa raportohet për të paktën 10 të arrestua

Para Qeverisë së Maqedonisë, pas orës 17 të pasdites së sotme janë organizuar protesta të dhunshme, pas thirrjeve në rrjetet sociale për të demonstruar në shenjë revolte për vrasjen e pesë personave në fshatin Smillkovc. Qindra maqedonas të rinj, kryesisht grupe tifozësh, janë mbledhur fillimisht para Qeverisë duke brohoritur parulla anti-shqiptare. Protestuesit më pas u nisën drejtë Çarshisë së Vjetër të Shkupit, por u zmbrapsën nga forcat speciale të policisë. Policia përdori edhe forcë ndaj demonstruesve, ndërsa raportohet për të paktën 10 të arrestuar. Situata tash për tash paraqitet e qetë. Policia mbetet pranishme në çdo udhëkryq të Shkupit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *