Home / Lajme / Maqedoni / Prej sot kufiri Maqedoni-Shqipëri kalohet vetëm me kartë të identifikimit

Prej sot kufiri Maqedoni-Shqipëri kalohet vetëm me kartë të identifikimit

6 prill-Zbatimi i kësaj marrëveshje do të krijojë një lehtësim më të madh në sezonin turistik. Natyrisht në proces janë edhe marrëveshje të tjera siç është marrëveshja për njohjen e patentë shoferit si dhe marrëveshje të karakterit ekonomik, tha ambasadori me shpresë se prej tani një numër edhe më i madh i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë do ta vizitojnë bregdetin e Shqipërisë”, theksoi Çejku

Sot në një konferencë për shtyp në Ambasadën e Shipërisë në Shkup, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejku e bëri të ditur lajmin e gëzuar për të gjithë, jo vetëm për mediat, por më shumë për qytetarët e dy vendeve të cilët kanë edhe një mundësi më të mirë për lëvizje më të lirë midis Maqedonisë dhe Shqipërisë për kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftime.

Këtë marrëveshje e ka Mali i Zi dhe Kosova dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes në Tiranë midis ministrave të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Edmond Haxhinasto dhe të Maqedonisë Nikolla Poposki në dhjetor të vitit të kaluar, kjo marrëveshje hyn në fuqi prej ditës së sotme edhe në Maqedoni.

“Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Brendshme të Shqipërisë janë njoftuar të gjitha pikat e kalimit të kufirit me Republikën e Maqedonisë për kalimin e kufirit, gjithashtu Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë i ka kryer të gjitha procedurat për njoftimin e pikave të kalimit kufitar”, theksoi ambasadori Çejku, duke shtuar se kjo ngjarje është e rëndësishme jo vetëm si një lehtësim për komunikimin e qytetarëve nga të dyja anët, por është edhe një dimension evropian i marrëdhënieve midis dy vendeve dhe më gjerë në rajon, tha ai.

Ambasadori Çejku tha se në proces janë edhe marrëveshje të tjera siç janë edhe edhe marrëveshje të tjera siç është marrëveshja për njohjen e patentë shoferit si dhe marrëveshje të karakterit ekonomik.

“Zbatimi i kësaj marrëveshje do të krijojë një lehtësim më të madh në sezonin turistik. Natyrisht në proces janë edhe marrëveshje të tjera siç është marrëveshja për njohjen e patentë shoferit si dhe marrëveshje të karakterit ekonomik, tha ambasadori me shpresë se prej tani një numër edhe më i madh i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë do ta vizitojnë bregdetin e Shqipërisë”, theksoi Çejku

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *