Home / Lajme / Maqedoni / Presidenti shqiptar Topi në Reçicë të Vogël u takua me liderin e BDI-së, Ahmeti

Presidenti shqiptar Topi në Reçicë të Vogël u takua me liderin e BDI-së, Ahmeti

20 prill-“Ky është akt i rëndë kriminal, por jeta duhet të vazhdojë dhe tragjedinë ta tejkalojmë bashkë pa prejudikime”, tha Ahmeti

Në kuadër të vizitës së sotme në Tetovë, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi u takua edhe me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në selinë e partisë në Reçicë të Vogël në Tetovë.

Marrëdhëniet midis vendeve janë në nivel të lartë ashtu si asnjëherë më parë, deklaroi pas takimit Topi, duke shprehur falënderim deri te institucionet e Maqedonisë, ku, siç theksoi, po vlerësohet kontributi i faktorit shqiptar, veçanërisht ai i Ali Ahmetit.

“Shqipëria dhe shteti shqiptar i ndjekin marrëdhëniet konkrete midis dy vendeve tona edhe atë jo vetëm për shkak të gjeografisë pasi që na ndan vetëm një kufi administrativ. Ai tani kalohet vetëm me letërnjoftim dhe ne angazhohemi gjithnjë e më shumë që të lehtësohet lëvizja e lirë siç ndodh kjo gjë kudo në Evropë. Për marrëdhëniet e mira fqinje fola edhe me presidentin Ivanov dhe ju bind se Shqipëria do të japë mbështetje të drejtpërdrejtë për Maqedoninë që sa më parë të anëtarësohet në NATO dhe bashkërisht të dyja vendet të hyjnë në BE”, deklaroi Topi.

Në takim është folur edhe shënimi i sivjetmë i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Dëshirojmë me këtë festë jubilare t’i promovojmë marrëdhëniet e mira fqinje dhe të realizohet projekti për Ballkan më stabil. Politika duhet t’i hap rrugët për biznesin dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe kështu do të bëhemi pjesë e BE-së dhe t’i tejkalojmë problemet historike. Unë edhe një herë iu falënderova Ahmetit për kontributin të cilin e ka në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni me zbatimin dhe mbështetjen e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Topi.

Ahmeti pas takimit e ka njoftuar presidentin Topi për avancimin e të drejtave të Shqiptarëve me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke e theksuar përdorimin e gjuhës shqipe në Parlamentin e Maqedonisë dhe të gjitha institucionet e zgjedhura që atje, Ligjin për përdorimin e flamurit, me çka është zyrtarizuar përdorimi i flamurit shqiptar në pajtim me këto dispozita ligjore për mosrespektimin e së cilave ka sanksione.

Në takim është folur edhe për ngjarjet aktuale politike në Maqedoni, si dhe për bashkëpunimin rajonal me Shqipërinë dhe Kosovën.

“E njoftova mysafirin e lartë edhe për vullnetin tonë për zgjidhjen e çështjes rreth emrit si pengesë e vetme për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. E shpreha angazhimin tonë që sa më shpejtë të mbyllet kjo çështje edhe Maqedonia, si edhe Shqipëria të bëhet pjesë e NATO-s. Në fund e porosita presidentin Topi se e ndajmë edhe pikëllimin për pesë viktimat e bashkëqytetarëve tanë”, deklaroi Ahmeti, duke dërguar ngushëllim deri te familjet e viktimave.

“Ky është akt i rëndë kriminal, por jeta duhet të vazhdojë dhe tragjedinë ta tejkalojmë bashkë pa prejudikime”, tha Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *