Home / Sport / Presidenti Topi dekoron Erkand Qerimajn

Presidenti Topi dekoron Erkand Qerimajn

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka nderuar sot peshëngritësin Kampion Evrope, Erkand Qerimaj, me urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

Në ceremoninë zyrtare të zhvilluar në mjediset e Presidencës, kreu i shtetit i dorëzoi peshëngritësit shkodran urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për kontribut të shquar në sportin e peshëngritjes, si fitues i dhjetëra medaljeve ndërkombëtare e shpalljes Kampion i Evropës për vitin 2012, duke lartësuar krenarinë kombëtare tek shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit”.
“Jam shumë i nderuar, shumë i emocionuar për vlerësimin dhe për të gjitha sakrificat, për të gjitha mundimet që kam bërë, që po vlerësohen siç duhet. Ju falënderoj të gjithëve dhe do të mundohem në maksimum që të çoj flamurin shqiptar sa më lart përsëri”, ishin fjalët e Qerimajt para Presidentit të Shqipërisë, ndërsa edhe ky i fundit ka vlerësuar maksimalisht arritjen e shtangistit shqiptar.
“Padyshim, ky është një moment shumë emocionues, besoj, jo vetëm për ju, por edhe për mua personalisht, por dhe për të gjithë ata që janë të pranishëm. Unë jam i bindur që jeni kthyer tashmë pjesë e krenarisë kombëtarë të shqiptarëve”.
“Unë e kam ndjerë nga afër atë lloj emocioni që keni pasur dhe padyshim kur thashë që jeni bërë pjesë e krenarisë kombëtare, me ty sot janë të gjithë shqiptarët, kudo. Janë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në diasporë, sepse të jesh Kampion i Evropës në këtë moshë, patjetër që është pjesë e kësaj krenarie. Dhe këtë dhuratë, ju ia bëni Shqipërisë, ia bëni shqiptarëve, pikërisht në vitin e 100-të të krijimit të shtetit shqiptar”, tha në fjalën e tij Presidenti Topi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *