Home / Lajme / Maqedoni / Pritje madhështore për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Topi

Pritje madhështore për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Topi

20 prill-Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi i uroi mirëseardhje Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Topi duke iu drejtuar me fjalët: “Mirëserdhe President, në shtëpinë e juaj dhe tonën”.

Në një atmosfera impozante mes disa mijëra qytetarëve, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi priti Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bamir Topin, duke parakaluar në qilimin e kuq, të shtruar enkas për Presidentin, me ç’rast ai u përshëndet me qytetarët e shumtë që ishin tubuar. Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi i uroi mirëseardhje Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Topi duke iu drejtuar me fjalët: “Mirëserdhe President, në shtëpinë e juaj dhe tonën”.
Në shenjë kujtimi nga shqiptarët e Maqedonisë, Kryetari i PDSH-së i dhuroi Presidentit Topit një flamur partiak dhe një flamur kombëtar të qëndisura me fije arri në shenjë kujtimi nga shqiptarët e Maqedonisë. Më pastaj të pranishmit i përshëndeti edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë duke thënë:
“Ky është një moment shumë emocional dhe shumë i veçantë në jetën time. Sa herë vij këtu në Tetovë gjithmonë jam drejtuar me shumë dashuri. Gjatë vizitës time zyrtare në Maqedoni, besoni ky është një nga momentet më të bukura. Pavarësisht se neve historian a ka ndarë me një kufijtë administrativ, zemra jonë rreh me të njëjtin ritëm. Kemi të njëjtën gjuhë, kemi të njëjtën kulturë, të njëjtat zakone, kombi jonë këtë vit mbush 100vjet në sensin e krijimit të shtetit shqiptar, sepse kombi jonë është i lashtë sa vet jeta. Kombi ynë i lasht, me një histori jashtëzakonisht të çmuar, na ka bërë të jemi fisnik të jemi bujar, të dashur dhe ti rezistojmë sfidave të historisë. Viti i 100-të i themelimit të shtetit shqiptar është padyshim një festë dhe një krenari për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mal të zi, Preshevë e diasporë. Natyrisht Shqipëria dhe Maqedonia sot jetojnë në një periudhë tjetër ku na merrte malli të shohim njëri tjetrin. Dëshiroj publikisht të falënderoj zoti Menduh Thaçi, i cili ka qenë gjithmonë shumë pranë jo vetëm në raste të bukura, por edhe në raste të vështira. Jemi shumë pranë një ëndrre të përbashkët, ëndrra e integrimeve euro-atlantike. Sot është një ditë shumë e veçantë, sepse vijmë në Maqedoni dhe diskutojmë edhe për Shqipërinë edhe për Kosovën dhe Kosova sot është një realitet i ri që na bën të krenar gjithëve, me të njëjtën ndjeshmëri, dhe të gjithë së bashku të festojmë 28 Nëntorin e vitin 2012 që përkon me 100 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar, duke u bërë më entuziast, duke përkujtuar të gjithë ato figura të mëdhaja të kombit shqiptar që i kanë dhënë prestigj, i kanë dhënë dinjitet, dhe na kanë bërë të ndjehemi sot krenar më shumë se kurdoherë. Ju falënderoj shumë për mirëpritjen, uroj të jeni në harmoni dhe gjithë së bashku të jeni pjesë e një mentaliteti evropian. Kjo është e ardhmja e jonë”, ka përfunduar Presidenti Topi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *