Home / Lajme / Maqedoni / Pritje madhështore për Topin në Tetovë

Pritje madhështore për Topin në Tetovë

19 prill- “Takimi me Presidentin e Republikës së Shqipërisë do të jetë vazhdimësi e raporteve miqësore dhe komunikimit të ndërsjellë të institucionit President i Republikës së Shqipërisë dhe Partisë Demokratike Shqiptare”, thuhet në njoftim të lëshuar nga shërbimi për informim I PDSH-së. Burime jozyrtare nga kjo parti bëjnë të ditur se Topi dhe Thaçi do të kenë drekë të përbashkët në një restoran në Tetovë.

Më 20 prill , ditën e premte në Tetovë dhe në komunën e Vrapçshtit do të qëndrojë presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi. Të premten në kuadër të qëndrimit të tij presidenti shqiptar do të vizitojë selitë e dy partive shqiptare atë të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike Shqiptare si dhe bustin e ministrit të parë shqiptarë Memet pashë Deralla, në fshatin Gradec. Së këndejmi Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë njofton qytetarët se të njejtën ditë nga ora 11.00 deri ora 16, 30 minuta, të shmangin parkimin e veturave në rrugët “Marshall Tito dhe “Ilinden”, ngase në të kundërtën veturat do të menjanohen dhe do të transportohen në lokacion adekuat. “Njoftohen qytetarët e Tetovës se në këtë periudhë do të ketë rregjim të posaçëm të komunikacionit dhe i njejti do të duhet të respektohet nga vozitësit, si dhe urdhërat e zyrtarëve të policisë të respektohen në përpikmëri”, thuhet në apelin e SPB-së në Tetovë të nënshkruar nga kryeshefi Shefik Bajrami. Kjo është vizita e dytë e Bamir Topit në Tetovë ku për dallim nga hera e parë kësaj radhe presidenti shqiptarë nuk do të takojë autoritetet e komunës së Tetovës si herën e parë. Ndërkohë nga partia Demokratike Shqiptare njoftojnë se para selisë në sheshin Iliria do të organizohet pritje madhështore për presidentin shqiptarë. “Takimi me Presidentin e Republikës së Shqipërisë do të jetë vazhdimësi e raporteve miqësore dhe komunikimit të ndërsjellë të institucionit President i Republikës së Shqipërisë dhe Partisë Demokratike Shqiptare”, thuhet në njoftim të lëshuar nga shërbimi për informim I PDSH-së. Burime jozyrtare nga kjo parti bëjnë të ditur se Topi dhe Thaçi do të kenë drekë të përbashkët në një restoran në Tetovë.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *