Home / Lajme / Maqedoni / Propozim ligji i ri për lustrim para deputetëve

Propozim ligji i ri për lustrim para deputetëve

30 prillKuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 29-të në rend dite të së cilës është propozim ligji për përcaktimin e kushtit për kufizim për kryerje të funksionit publik, qasje të dokumenteve dhe shpallje të bashkëpunimit me organet e sigurisë shtetërore në lexim të parë, i parashtruar nga një grup i deputetëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 29-të në rend dite të së cilës është propozim ligji për përcaktimin e kushtit për kufizim për kryerje të funksionit publik, qasje të dokumenteve dhe shpallje të bashkëpunimit me organet e sigurisë shtetërore në lexim të parë, i parashtruar nga një grup i deputetëve.

Para Kuvendit janë edhe shumë pika nga sfera e gjyqësisë, administratës, financave, socialit, kulturës, ekologjisë dhe bujqësisë.

Do të debatohet, mes tjerash, edhe për propozimet për zgjedhje të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë dhe për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit për radiodifuzion, për Propozim ligjin e një anëtari të Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë, për Propozim vendimin për shkarkim dhe zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës, për Propozim ligjin për zgjedhje të zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale, si dhe për Propozim vendimin për ndryshim të anëtarëve të Komisionit për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *