Home / Sport / PSZH, kontakte me Kaka-Higuain

PSZH, kontakte me Kaka-Higuain

Rikardo Kaka dhe Gonzalo Higuain janë vetëm një hap larg kalimit te PSZH, pasi kanë marrë një ofertë të parefuzueshme nga sheiku Naser al-Khelaifi. Sipas “L’Equipe”, ai i ka takuar të dy futbollistët personalisht duke nisur zyrtarisht bisedimet për transferimin e tyre nga Real Madrid.

Sipas gazetës franceze, takimi është zhvilluar javën e kaluar. Braziliani Kaka dhe argjentinasi Higuain janë kthyer në prioritete për skuadrën që drejtohet nga Karlo Ançeloti, ndërsa janë gjithnjë e më shumë zgjedhje dytësore për Real Madrid.
Kaka ka luajtur vetëm 16 ndeshje si titullar dhe paraqitja e tij e fundit ndaj Bajern Mynih, ku humbi penalltinë, ka mbyllur përfundimisht çdo shpresë që ai të qëndrojë te klubi madrilen. Për më tepër, ky klub do të ishte shumë i lumtur që të lirohej nga rroga prej 10 milionë eurosh që përfiton aktualisht braziliani 30 vjeçar. Kaka mbetet zhgënjimi më i madh në historinë e merkatos, pasi për asnjë moment nuk ka arritur të shpërblejë në fushë shifrën e 67 milionë eurove të shpenzuara nga Real për ta blerë nga Milani në vitin 2009.
Përsa i përket Higuain, ai vazhdon të mbetet një lojtar i rëndësishëm për madrilenët, pasi ka shënuar 21 gola në 32 ndeshje ku është aktivizuar, duke mbetur një idhull për tifozerinë e kësaj skuadre. Por Reali do të pranonte transferimin tij, pasi ai është kthyer në një zëvendësues të Benzema dhe aktualisht klubi po mendon të mbledhë para për të blerë Serxho Agueron.

Gjithashtu lexo

“Ballistët” kallin Milanon (Foto/Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano. Grupi i tifozëve “Ballistët”, kanë udhëtuar për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *