Home / Lajme / Maqedoni / Publikohet vetura e dyshuar

Publikohet vetura e dyshuar

16 prill-“Automjeti për të cilin informova dje u konfirmua se është shfrytëzuar, respektivisht ka qenë në vendin e kryerjes së veprës penale. Automjeti është sjellur në Republikën e Maqedonisë nga jashtë dhe është me targa të Shkupit nga një automjet tjetër. Ky automjet nuk është i regjistruar në Maqedoni dhe nuk ka qenë në qarkullim të rregullt”, deklaroi Jankullovska

Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se automobili i tipit “Opel Omega” me ngjyrë të mbyllur të kuqe, i gjetur në 10 kilometra nga vendi i ngjarjes është shfrytëzuar, respektivisht ka qenë në vendin e ngjarjes së kryerjes së veprës penale te fshati Smillkovc në Shkup. “Automjeti për të cilin informova dje u konfirmua se është shfrytëzuar, respektivisht ka qenë në vendin e kryerjes së veprës penale. Automjeti është sjellur në Republikën e Maqedonisë nga jashtë dhe është me targa të Shkupit nga një automjet tjetër. Ky automjet nuk është i regjistruar në Maqedoni dhe nuk ka qenë në qarkullim të rregullt”, deklaroi sot ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, duke dhënë hollësi të reja rreth hetimit n ë rastin e vrasjes së pesë personave të enjten te fashati Smilokovc. Ajo dërgoi apel deri te qytetarët që nëse dikush e ka parë automjetin në periudhën që i paraprinte vrasjes, t’i ndajë informatat me policinë. “Hetimet po shkojnë në drejtim të mirë, një pjesë më e vogël e informatave janë përpunuar, ndërsa për përpunimin e tyre të tërësishëm nevojiten disa ditë që të dalim me informata më konkrete”, theksoi Jankullovska. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, rreth informacioneve të disa mediave të huaja për gjoja ekzistimin e dëshmitarit të ngjarjes theksoi: “Dëshiroj të apeloj te tw gjithë mediat të përmbahen nga spekulimet, sepse nuk përjashtohet mundësia se këtë periudhë, derisa hetimi ende zgjat të ketë spekulime të lloj-llojshme të cilat jo-gjithmonë janë qëllimmira“, tha ajo.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *