Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria propozoi masa për heqjen e ndalesës për blerje të hekurit të vjetër

Qeveria propozoi masa për heqjen e ndalesës për blerje të hekurit të vjetër

26 prill-Asociacioni i lëndës së parë sekondare dhe reciklues pranë Odës ekonomike të Maqedonisë pozitivisht i pranoi masat e miratuara, të cilat sipas kryetarit Vllado Momirovski, do të kontribuojnë për zvogëlim të vjedhjeve të lëndëve me rëndësi publike dhe ka shprehur gatishmëri për përpunim dhe zbatim të tyre.

Qeveria në seancën e djeshme i miratoi masat e propozuara për heqjen e Urdhërit për ndalesë për kryerjen e qarkullimit të brendshëm, blerjes dhe eksportit të mbeturinave dhe mbetjeteve nga prodhimet e hekurit, çelikut, aluminiumit, bakrit, plumbit, zinkut, kalajit, bronzit dhe mesingut, informoi sot ministri i Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapsinor, Abdilaqim Ademi pas takimit me me përfaqësues të Shoqatave të metalurgjisë së zezë dhe të ngjyrosur dhe Asociacionit të lëndës së parë sekondare dhe recikluesve pranë Odës ekonomike të Maqedonisë.

Ministria në afat prej 15 ditëve duhet të përgatit ndryshime në Ligjin për menaxhim për krijimin e kornizësd juridike për zbatimin e masave të propozuara. Në pjesën e sanksioneve kundërvajtëse dhe penale ëshjtë paraparë të vendosen masa kundërvajtëse dhe ndëshkuese – marrjen e lejes për kryerjen e veprimtarisë, konfiksimit të pronës dhe ndalesë për dhënien e lejes së re për subjekt të ri juridik, si dhe ndalesë për kryerjen e veprimtarisë veprim me mbeturina për pronarin e njëjtë në afat prej tre viteve, për skak të shmangies sl manipulimeve fiskale.

Të ndalohet pagesa me para të gatshme për mbeturinat e blera nga persona fizikë, respektivisht të vendoset pagesë përmes llogarisë transaksionale në bazë të marrëveshjes së arritur në vepër. Për personin fizik gjatë shitjes së mbeturinave në pronësi personale të vensoset kufizim deri 20.000 denarë në vit, në të kundërtën do të duhet të parashtrohet kërkesë për marrjen e lejesë për kryerje të veprimtarisë tregti me mbeturina.

Personat juridikë të cilët dëshirojnë të marrin leje për veprim me mbeturina gjatë aplikimit, siç theksoi ai, duhet të vendoset kusht për sigurimin e garancës financiare ose sigurim adekuat, shfrytëzues i të cilit do të jetë MAJPH, i cili mund të aktivohet nëse zbulohen parregullsi në punën e subjektit juridik.

Sipas Ademit, është paraparë që të vendosen dy kategori të lejeve, për persona juridikë të cilët kryejnë përpunim, trajtim, deponim dhe eksport të mbeturinave dhe për persona juridikë, të cilët do të kryejnë vetëm përpunim, trajtim, deponim dhe tregti të brendshme dhe të konfirmohen kushtet për marrjen e tyre.

Si masë është paraparë të konfirmohen kushte nëcilat zona nuk do të lejohet ndërtimi i instalacioneve për përpunim, trajtim dhe deponim të mbetirunave, por edhe të konfrimohet sipërfaqja minimale e hapësirës për grumbullimin e mbeturinave. Kusht për marrjen e lejes për punë me mbeturina është vendosja e përdorimit obligativ të softuerit, i cili do të jetë i lidhur me Ministrinë resore përmes të cilit do të mbahet evidenca e të gjitha pagesave për mbeturinat e blera nga grumbullues individualë.

Pagesa e mbeturinave të blera nga grumbullues individualë duhet të bëhet ekskluzivisht përmes llogarive transaksione, me çka, tha Ademi, do të bëhet kontroll prej ku është marrë ajo mbeturinë, por edhe ku do të shitet.

“Ngarkimi i mbeturinave në automjete transportuese do të lejohet në lokacione të caktuara, të cilat duhet të marrin leje të posaçme, për çka duhet të posedojnë video-mbikëqyrje speciale 24-orëshe për monitorimin e procedurës për ngarkim. Video mbikëqyrja do të lidhet me serverin e Ministrisë dhe të jetë me shpejtësi minimale , e cila do të mundësojë transmetin të mirë dhe të qartë të fotografisë. Si dhe të sigurohet ndjekje 24-orëshe të video mbikëqyrjes nga Inspektorati shtetëror për ambient të jetesës, ndërsa inspektorët do të kenë të drejtë të kryejnë mbikëqyrje për shkak të kontrollit dhe largimit të mbeturinave nga oborret, si dhe marrjen e mbeturinave të gjetura”, theksoi Ademi.

Video mbikëqyrje, që do të lidhet me softuerin në Ministri, do të ketë edhe në fonderi dhe në hekurana.

Ai shtoi se është paraparë që të vendoset edhe shënim obligativ i automjeteve për transport të mbeturinave me shenja të posaçme, dhe të konfirmohet autorizimi i ministrit të Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapsinor për caktimin e mënyrës dhe formës së shënimit,…

Ministri Ademi potencoi se është paraparë edhe të miratohet rregullore për ndryshimin e formës dhe përmbajtjes së lejes, kërkesës dhe regjistrit për lejet e dhëna për tregti me mbeturina jo të rrezikshme, mënyrës dhe procedurës për dhënien e lejes, mënyrës për udhëheqje të evidencës, si dhe kushtet për mënyrën për kryerjen e veprimatrisë tregti me mbeturina jo të rrezikshme, ku do të vendoset pagesë e mbeturinave të blera nga grumbullues individualë dhe persona fizikë të paguhet vetëm përmes llogarive të transaksionit.

Drejtoria doganore, siç theksoi Ademi, duhet të përcaktojë vendkalime kufitare, në të cilat vetëm aty do të mund të eksportohet mbeturina dhe do të vensoset sistem për matjen e automjeteve dhe kontrollit të formularëve transportuse për mbeturina.

Asociacioni i lëndës së parë sekondare dhe reciklues pranë Odës ekonomike të Maqedonisë pozitivisht i pranoi masat e miratuara, të cilat sipas kryetarit Vllado Momirovski, do të kontribuojnë për zvogëlim të vjedhjeve të lëndëve me rëndësi publike dhe ka shprehur gatishmëri për përpunim dhe zbatim të tyre.

Ai dërgoi apel deri te Qeveria që ta heqë ndalesën në seancën e ardhshme, që siç tha, të mund të vazhdojnë me punë, ndërsa gjatë implementimit të masave të shihen edhe rezultatet.

“Nuk mund t’i shohim rezultatet pozitive nga masat nëse nuk punojmë dhe nuk i zbatojmë. Derisa qëndron ndalesa, nuk mund t’i shohi rezultatet nga masat”, tha Momirovski.

Ai theksoi se nëse nuk hiqen masat në seancën e ardhshme qeveritare, nga muaji i ardhshëm do t’i pushojnë nga puna të gjithë të punësuarit dhe do të organizojnë protesta radikale me bllokimin e vendkalimeve kufitare dhe para Qeverisë, por edhe me tërë mekanizimin para Qeverisë.

Gjithashtu lexo

Cilët kanë punuar më shumë për ne, udhëheqësit komunistë sllavë të Titos, 1950-1980; apo udhëheqësit demokratë shqiptarë, 1990-2017

Sulejman Mehazi Pasi jemi shumë te revoltuar me politikëbërjen e shqiptarëve, do mundohemi të japim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *