Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria s’ka shkop magjik

Qeveria s’ka shkop magjik

12 prill-Ai paralajmëroi se Qeveria së shpejti do të dalë edhe me vendime rreth të dhënave doganore për import të metaleve të fisnikëruara të cilat u nevojiten një pjese të fabrikave në “Bunarxhik”. “Bëhet fjalë për gjetjen e zgjidhjeve. Besojmë se brenda një kohe të shkurtë do t’i gjejmë dhe do të veprojmë në mënyrë adekuate”, tha Peshevski.

Qeveria do të intervenojë lidhur me çmimin e benzinës atëherë kur do të vlerësojë se kjo nevojitet, deklaroi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski. Sipas tij, ndaj kësaj çështje duhet qasur në mënyrë mjaft serioze dhe analitike. “Qeveria nuk ka shkop magjik për t’i ndryshuar çmimet e naftës në tregun botëror. Ai trend është i tillë siç është. Gjithnjë derisa është në rritje, çmimi i naftës në përgjithësi do të rritet”, tha Peshevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp me rastin e Propozim ligjit për zonat e zhvilluara turistike.

Maqedonia nuk do ta ndjekë shembullin e disa vendeve, si Kroacia, të cilat i rritën tatimet. “Ajo që në atë rast ishte e sigurt, është se do të rritet TVSH-ja, e ajo që ndoshta do të ndodhë, ishte se do të ulet çmimi i benzinës. Tek ne është e kundërta, sigurisht nuk do të rritet TVSH-ja, por ndoshta do të ketë korrigjim në pjesën e të dhënave ndaj shtetit”, potencoi zëvendëskryeministri. Ai paralajmëroi se Qeveria së shpejti do të dalë edhe me vendime rreth të dhënave doganore për import të metaleve të fisnikëruara të cilat u nevojiten një pjese të fabrikave në “Bunarxhik”. “Bëhet fjalë për gjetjen e zgjidhjeve. Besojmë se brenda një kohe të shkurtë do t’i gjejmë dhe do të veprojmë në mënyrë adekuate”, tha Peshevski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *