Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria s`përfill reagimin e BFIM për Burmali Xhaminë

Qeveria s`përfill reagimin e BFIM për Burmali Xhaminë

22 prill-BFIM ka reaguar se në asnjë rast si institucion fetar islam së bashku me besimtarët nuk do të pajtohen në asnjë rast që në lokacionin e Xhamisë së Burmalisë së shkatërruar të ndërtohet Shtëpia e Oficerëve e cila siç thuhet simbolizon militantizmin e okupatorit serb.

Qeveria e Maqedonisë përmes ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski nuk ka përfillur kërkesën e Bashkësisë Islame Fetare kundër ndërtimit të objektit të ish-Shtëpisë së Oficerëve në sheshin e Shkupit në lokacionin ku ka qenë Burmali Xhamia.

Ministri Janakievski ka theksuar se së shpejti do të fillojë ndërtimi i objektit të ashtuquajtur Shtëpia e Qytetit dhe se është firmosur një marrëveshje me investitorin e ri që së shpejti do të nis ndërtimin.

“Në thirrjen publike është lajmëruar një kompani e cila ka pranuar thirrjen dhe kushtet e marrëveshjes, e cila ka nxjerrë lejen e ndërtimit dhe plotëson kushtet ashtu siç ishte paraparë të duket objekti i ri, ashtu siç ka qenë Shtëpia e Oficerëve”, theksoi ministri Janakievski.

Lidhur me kërkesën e BFIM që në këtë lokacion nuk guxon të ndërtohet objekt tjetër, për shkak se ka qenë Burmali Xhamia, ministri ka theksuar se mbetet plani i njejtë i tokës në pronësi të shtetit. “Sipas Kushtetutës së Maqedonisë duhet të respektohen të drejtat pronësore. Në rastin konkret atje është paraparë hotel, kemi gjetur investitor dhe së shpejti do të fillojë ndërtimi”, theksoi ministri Janakievski.

BFIM ka reaguar se në asnjë rast si institucion fetar islam së bashku me besimtarët nuk do të pajtohen në asnjë rast që në lokacionin e Xhamisë së Burmalisë së shkatërruar të ndërtohet Shtëpia e Oficerëve e cila siç thuhet simbolizon militantizmin e okupatorit serb.

“Siç duket, Qeveria juaj aspak nuk i mirëkupton ndjenjat fetare të myslimanëve të Maqedonisë. Një herë vendi i bekuar islam në Sheshin e Shkupit u çnderua me ndërtimin e Shtëpisë së Oficerëve. Por ju sot në mënyrë të vetëdijshme përsëri lëndoni ndjenjat fetare të bashkëqytetarëve tuaj duke çnderuar për herë të dytë hapësirën islame në qendrën e Shkupit. Me këtë korrespodencë me shkrim në mënyrë serioze ju paralajmërojmë se nëse fillon çfarëdoqoftë ndërtimi mbi themelet e Xhamisë së Burmalisë, pasojat nga sjellja juaj jo njerëzore do ti mbartni Ju që keni sjellë një vendim të tillë në një kohë e cila është tepër e ndjeshme për raportet ndëretnike dhe ndërfetare në vend. Ne shpresojmë se logjika do të mbizotërojnë dhe do ta ndërpritni këtë punë shejtani”, thuhet në reagimin e BFIM të firmosur nga kryetari Sulejman Rexhepi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *