Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët të pakënaqur nga denacionilizimi

Qytetarët të pakënaqur nga denacionilizimi

25 prill-Pas shtatë vitesh funskionim të kësaj zyre ankesat e qytetarëve gjithnjë më shumë rriten në drejtim të shkeljes së të drejtave të tyre. Nëse në fillim kishte nga 100 parashtresa, viteve të fundit ka nga 200 parashtresa në vit nga ana e qytetarëve në këtë institucion.

Denacionalizimi dhe të drejtat e konsumatorëve, janë dy plagë të vërteta për qytetarët e Tetovës dhe Gostivarit. Edhe pse zyrtarisht procesi i denacionalizimit ka përfunduar këtë vit, megjithatë lëndët gjyqësore ende nuk kanë përfunduar dhe të njejtat zhagiten nëpër sirtarët e gjykatave. Kështu thotë zëvdendës avokatja e popullit Marina Obadiç, e cila shpalos se qytetarët e Tetovës dhe të Gostivarit pikërisht në sferën e denacionalizimit dhe të drejtave të konsumatorëve më së shumti ankohen. “Siç dihet procesi i denacionalizimit ka përfunduar zyrtarisht. Ky proces duhej të përfundonte bashkërisht me mbylljen e të gjitha lëndëve gjyqësore. Por kjo nuk ka ndodhur në praktikë pasi që ende kemi qytetarë që vijnë dhe ankohen sa i përket sferës së denacionalizimit se lëndët e tyre zhagiten. Ka lëndë të cilët ekzistojnë nga viti 2002 apo nga viti 2003. Kemi kërkuar sqarim dhe përgjigjeja e tyre është se bëhet fjalë për një kuadër të vogël i cili nuk mund të realizojë të gjitha lëndët në kohë”, thotë ajo. Ajo më tej shprehet se kohëve të fundit është janë rritur në mënyrë enorme ankesat ndaj EVN-së, sa i përjet të drejtave të konsumatorëve. Qytetarët ankohet se në faturat e tyre vendoset broxh i mbetur nga e kaluara. “Në bazë të anskesave të qyetatarëve për faturat e EVN-së më pas personat fizik janë përballur me lëndë gjyqësore. Ne kemi kontaktuar këtë institucion dhe kemi pasur sukses pasi që një pjesë e madhe e lëndëve gjyqësore janë ndërprerë për qytetarët”, thotë avokatja e Popullit për Tetovë dhe Gostivar. Në ndërkohë vazhdon trendi i vjetër i zhagitjes së proceseve gjyqësore, nga ana e gjykatave gjegjëse ku qytetarët vazhdimisht ankohen në këtë drejtim. Obadiç, njofton se ky segment është prezent që nga hapja e zyrës së avokatit të Popullit. “Vazhdimisht kemi ankesa për lëndët gjyqësore të cilët zhagiten ose nuk procesuohen në kohë. Kjo është një problematikë që në vazhdimësi na paraqitet. Në bazë të ankesave të qytetarëve ne formojmë parashtresën dhe e dërgojmë tek institucionet adekuate në këtë rast gjykatat. Ndonjëherë marrim përgjigje për raste të ndryshme”, shprehet ajo. Krahas shkeljes së të drejtave të konsumatorëve, mangët nuk janë sferat si arsimi, të realizimi i të drejtave sociale dhe shëndetësia. Nga zyra e avokatit të Popullit në Tetovë njoftojnë se kohëve të fundit është rritur vetëdija tek qytetarët për institucionin dhe rolin që ka ky institucion.“Është e vërtetë se në fillim, kishim ankesa të llojeve të ndryshme nga qytetarët të cilët nuk kishin të bëjnë me institucionin tonë. Tashmë kjo qasje ka ndryshuar dhe njerëzit na drejtohen në raste kur vërtetë shkilen të drejtat e tyre në forma të ndryshme”, nënvizon Obadiç.Në vit pranohen më shumë se 200 parashtresa të cilët vijnë drejtpërsëdrejti nga ana e qytetarëve të cilët nuk mund të realizojnë të drejtat e tyre në forma të ndryshme.Pas shtatë vitesh funskionim të kësaj zyre ankesat e qytetarëve gjithnjë më shumë rriten në drejtim të shkeljes së të drejtave të tyre. Nëse në fillim kishte nga 100 parashtresa, viteve të fundit ka nga 200 parashtresa në vit nga ana e qytetarëve në këtë institucion.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *