Home / Sport / Raikonen: Vetel, radhën tjetër tallem unë!

Raikonen: Vetel, radhën tjetër tallem unë!

Vendi i dytë në garën e Bahrein nuk ka ndryshuar aspak Kimi Raikonen, i cili mbetet një nga personazhet më të ftohtë të botës së Formula 1. As dy vitet pushim nuk e kanë ndryshuar “njeriun e akullt” i cili tregon se nuk i intereson aspak fama dhe është kthyer në Formula 1 vetëm sepse këtu janë makinat më të shpejta.

“Unë jam në Formula 1 vetëm për të garuar, mund të jetoj pa të gjitha gjërat e tjera të botës së Formula 1. Nëse nuk do të ishin këto makina, unë nuk do të isha këtu, pasi nuk më intereson as fama, as statusi shoqëror. Kjo është puna që më pëlqen të bëj, por kam edhe jetën time. Për shumë njerëz këtu, jeta e tyre është Formula 1, por kjo nuk vlen për mua”, ka thënë ish-kampioni i botës për “Bild”.
Finalndezi ka pranuar se është i lumtur me mënyrën sesi po shkojnë gjërat te Lotus, ndërsa ka arritur të ngjitet në podium me këtë skuadër, ndonëse ka treguar se synon që të ngjitet në vendin e parë sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Gjërat kanë ecur mirë, por objektivi im është vendi i parë, nuk më pëlqen të dal i dyti. Vetel ishte më i shpejtë në këtë gare por shpresoj që t’i afrohem edhe një herë po aq. Atëherë do të jetë radha e tij të “qajë”.Ai është një pilot i mirë dhe ne bëjmë shpesh shaka me njëri-tjetrin. Por në pistë, ai është armiku im”, ka treguar Raikonen.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *