Home / Lajme / Maqedoni / Rastello: Kriza ekonomike në Greqi është gjasë për zgjidhje të kontestit për emrin

Rastello: Kriza ekonomike në Greqi është gjasë për zgjidhje të kontestit për emrin

26 prill-Në këtë periudhë Evropa kishte nevojë për Maqedoninë dhe lëshoi një mundësi shumë të madhe që ta njohë si bashkëbiseduesin e vet në nivel të njëjtë. Në këtë moment duhej të pëballet edhe me të gjitha kërkesat, të cilat vijnë nga jashtë, sidomos nga ana e Greqisë”, tha Rasetello.

Kriza ekonomike në Greqi e cila është sjellur në situatë të kërkojë ndihmë financiare nga Evropa, krijon mundësi të madhe për zgjidhje të kontestit për emrin. Evropa është tani më e bindur se duhet ta pranojë sovranitetin e plotë të Maqedonisë, duke përfshirë edhe të drejtën për përcaktim të emrit personal, vlerëson Luka Rastello, gazetar në të përditshmen “La Republika” dhe redaktor në on-lajn portalin dhe qendrën hulutmuese “observatorium për Ballkanin dhe Kaukazin”.

“Nga pikëvështrimi etnik, detyra e Evropës është që të mundësojë vetëpërcaktim të plotë të vendit si Maqedonia në lidhje me të gjitha çështjet si dhe atë që ka të bëjë me emrin. Në këtë kuptim konsideroj se Evropa tani më është e bindur se duhet ta pranojë sovranitetin e plotë të Maqedonisë. Dhe me gjithë krizën ekonomike në Greqi e cila është vendosur në situatë të kërkojë ndihmë ekonomike nga Evropa, pikërisht tani ekziston shans i madh për këtë”, thotë Rastello, i cili sot në BE-Info qendër në Shkup mban ligjëratë me titull “Shikim drejt të ardhmes – Maqedonia mes Evropës dhe Orientit.

Sipas tij, me anulimin e njohjes së pavarësisë së Maqedonisë pas shpëndarjes së ish-RSFJ-së dhe krahas rekomandimeve nga Badenteri, Evropa vetë i ka shkaktuar dëm. Si shembull përmendi luftën në Serbi, kur, thotë Evropa nuk arriti të njohë në Maqedoni, një vend me rëndësi thelbësore, gjë e cila mund të paraqet hendek të paqes.

Në këtë periudhë Evropa kishte nevojë për Maqedoninë dhe lëshoi një mundësi shumë të madhe që ta njohë si bashkëbiseduesin e vet në nivel të njëjtë. Në këtë moment duhej të pëballet edhe me të gjitha kërkesat, të cilat vijnë nga jashtë, sidomos nga ana e Greqisë”, tha Rasetello.

Në lidhje me perspektivat e Maqedonisë vlerësoi se është vend udhëkryq dhe ka çka të ofrojë në BE.

“Maqedoninë e shoh në qendër. Konsideroj se lindja mund t’i japë shumë Evropës, ndërsa Evropa e sotme ka aftësi shumë të vogël të hapet drejt lindjes, me rrezik të mbetet pak prapa të gjitha këtyre çështjeve politike, të cilat do të jenë aktuale në këtë shekull. Përcaktimi i Maqedonisë për komunikime dhe të gjitha raportet drejt vendit tani më i ka vendosur, për dallim nga Evropa paraqesin përfitim, të cilën Maqedonisë mund t’i ofrojë Evropës”, thotë analisti italian.

Ambasasdori italian në Maqedoni, Fabio Kastello thotzë se është e vërtetë se ka vonesë në realizimin e Korridorit 8, por se edhe Qeveria e Maqedonisë dhe Evropa investojnë që ky qëllim të realizohet

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *