Home / Lajme / Maqedoni / RDK: FBI të përfshihet në hetimet për vrasjen në Smilkovc

RDK: FBI të përfshihet në hetimet për vrasjen në Smilkovc

24 prill-RDK vlerëson se në këtë rast hetimet duhet të jenë të nivelit më të lartë ndërkombëtar sepse përvojat dhe ekspertët e FBI-së janë shume më të avancuar në raport me kapacitetet qeveritare për te zbuluar krime të kësaj natyre

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) sot kërkoi që FBI – Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-ve, të përfshihet në hetimet për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Kjo parti bëri thirrje që ti bëhet ftesë byrosë amerikane, pasi që siç thuhet policia dhe organet e hetuesisë së Maqedonisë, nuk kanë kapacitet që të zbardhin rastin e vrasjes së pesëfishtë.
“Moszbardhja e këtij rasti makabër, posaçërisht pozicioni në vendnumëro i organeve të hetuesisë, gjithnjë më shumë shkakton pasiguri dhe shqetësim te qytetarët dhe hap dilemat, vallë pushteti aktual ka vullnet për zgjidhjen e rastit, ose vetëm fiton në kohë për të humbur gjurmët e këtij akti të shëmtuar i cili mund të rezultojë edhe me fenomene dhe dukuri te destabilizimit të kontrolluar ne vend dhe me ndikim edhe rajonin e trazuar te Ballkanit”, thekson RDK.
Sipas kësaj partie, në pozicionin në të cilin gjendet për momentin vendi pas vrasjeve në rrethinën e Shkupit, “ është koha e fundit që Qeveria e Maqedonisë të pranojë publikisht se nuk ka kapacitete hetimore për të menaxhuar me sukses me hetimet dhe te ndryshon destinimnin e kërkimit të asistencës, nga vendet e rajonit dhe të kërkojë ndihmë profesionale nga Byroja Federale e Hetimeve – FBI dhe rastin në fjalë t’ua besojë ekspertëve të këtij shërbimi”.
RDK vlerëson se në këtë rast hetimet duhet të jenë të nivelit më të lartë ndërkombëtar sepse përvojat dhe ekspertët e FBI-së janë shume më të avancuar në raport me kapacitetet qeveritare për te zbuluar krime të kësaj natyre.
“Asistenca teknike dhe profesionale e bashkësisë ndërkombëtare, me siguri se nuk do të mungonte, por nga qeveria aktuale e Maqedonisë, deri në këtë moment as që është përmendur, e jo më të jetë kërkuar një gjë e tillë. Është praktikë e njohur në shumë vende të botës, ndërsa kemi shembullin edhe të vendeve fqinje, që në rastet të cilat mund të ndikojnë në destabilizimin e gjendjes së sigurisë në shtet, të kërkohet ndihma e ekspertëve ndërkombëtarë. Ndër rastet më të freskëta kishim situatën në Gërdec të Shqipërisë kur shpërtheu magazina ushtarake, ose protestat e 21 janarit të vitit 2011 në Tiranë, akte këto tragjike dhe të dhunshme që morën vlerësim meritor kompetenet vetëm nga ekspertiza e huaj amerikane”, thekson RDK.
Sipas kësaj partie, pasojat nga pamundësia e zbardhjes së rasteve të rënda të kriminale efektuojnë si pasoje shpallje fajtor qytetarë te pafajshëm si në rastin e Sopotit, kur vetëm për të mbyllur rastin e vendosjes së bombës në fshatin Sopot ku humbën jetën dy ushtarë polak të forcave të NATOS, u dënuan me 150 vjet burg 11 shqiptarë të pafajshëm, e të cilët u liruan nga burgu pas shumë vitesh falë dëshmive dhe presioneve nga faktori ndërkombëtar.

“Nëse kjo qeveri, sidomos kryeministri dhe ministrja e brendshme mbajnë llogari për stabilitetin dhe paqen në vend dhe në rajon, ata sa më parë do të duhet te kërkojnë asistencë ndërkombëtare për zbardhjen e rastit në fjalë me qëllim të gjetjes dhe ndëshkimit të fajtorëve të vërtetë”, thekson RDK.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *