Home / Lajme / Maqedoni / RDK: Keqardhje për vrasjen

RDK: Keqardhje për vrasjen

14 prill-RDK kërkon nga Ministria e Punëve te Brendshme të garantojë sigurinë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të vendbanimeve për rreth fshatit ku ka ndodhur krimi, sepse këta qytetarë nuk kanë faj për krimin e ndodhur.

Rilindja Demokratike Kombëtare dhe kryetari i saj Rufi Osmani, shprehin keqardhje për vrasjen e pesë qytetarëve të pafajshëm në afërsi të fshatit Smilkovci të Shkupit, ndërsa familjarëve dhe të afërmve të viktimave, u shpreh ngushëllime të sinqerta.

Rilindja Demokratike Kombëtare, kërkon nga organet e hetuesisë që në afat sa më të shpejtë të zbardhin rastin dhe autorët e këtij krimi makabër të ballafaqohen me organet e drejtësisë dhe tu shqiptohet dënimi maksimal.

Njëherit, RDK-ja kërkon nga organet kompetente, institucionet shtetërore, subjektet politike, organizatat qytetare dhe mediat që këtë rast ta trajtojnë si rast kriminal civil, e në asnjë rast si krim të natyrës etnike. Në veçanti, dënon tendencat e disa mjeteve të informimit në Maqedoni, të cilat ende pa u sqaruar asnjë rrethanë lidhur me këtë ngjarje të rëndë, po e keqpërdorin atë për t’i sulmuar shqiptarët dhe për të nxitur konfliktet ndëretnike, si dhe fton qytetarët, posaçërisht të rajonit ku ndodhi vrasja e shëmtuar, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe fetare, ta ruajnë gjakftohtësinë dhe mos hedhin “vaj në zjarr” në këto momente të vështira.

RDK kërkon nga Ministria e Punëve te Brendshme të garantojë sigurinë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të vendbanimeve për rreth fshatit ku ka ndodhur krimi, sepse këta qytetarë nuk kanë faj për krimin e ndodhur.

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka kapacitet të menaxhojë me sukses me rendin publik dhe sigurinë e jetës dhe pasurisë së qytetarëve, fakt ky që argumentohet me vrasje, incidente dhe akte të shumta antiligjore në vazhdimësi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *