Home / Lajme / Maqedoni / Reagim BFI-së lidhur me lejen për ndërtimin e Shtëpisë së oficerëve mbi themelet e Burmali xhamisë

Reagim BFI-së lidhur me lejen për ndërtimin e Shtëpisë së oficerëve mbi themelet e Burmali xhamisë

20 prill-“Siç duket, Qeveria juaj aspak nuk i mirëkupton ndjenjat fetare të myslimanëve të Maqedonisë. Një herë vendi i bekuar islam në Sheshin e Shkupit u çnderua me ndërtimin e Shtëpisë së Oficerëve. Por ju sot në mënyrë të vetëdijshme përsëri lëndoni ndjenjat fetare të bashkëqytetarëve tuaj duke çnderuar për herë të dytë hapësirën islame në qendrën e Shkupit.

Bashkësia Fetare Islame, përmes një kumtese, ka reaguar lidhur me lejen për ndërtimin e Shtëpisë së oficerëve mbi themelet e xhamisë Burmali, në sheshin e Shkupit.

“Mbrëmë me keqardhje dhe habi të madhe morën informatën përmes mediumeve elektronike se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve si dhe Komuna Qendër, biznesmenit grek Kondominas, i kanë dhënë lejen për ndërtimin e Shtëpisë së Oficerëve në sheshin e Qytetit të Shkupit, mbi themelet e xhamisë së Burmalisë e cila me shekuj ka qenë pjesë e atij sheshi”, thuhet reagimin e BFI-së drejtuar kryeminsitrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, minsitrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe kryetarit të komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq.

BFI më tej në kumtesë thekson se shpesh herë në mënyrë të shkruar dhe gojore kanë informuar kreun shtetëror, ministritë përgjegjëse por edhe Komunën Qendër, dhe nga ato kanë kërkuar që të lejojnë rindërtimin e Xhamisë së Burmalisë e cila ka qenë themeluese e sheshit të sotëm të Shkupit. “Në të njëjtën kohë në mënyrë të prerë dhe hapur kemi theksuar se ne si BFI, myslimanët e Shkupit por edhe myslimanët e të gjithë shtetit nuk pajtohemi që në lokacionin e Xhamisë së Burmalisë së shkatërruar të ndërtohet Shtëpia e Oficerëve e cila simbolizon militantizmin e okupatorit serb”, thonë nga BFI.

“Siç duket, Qeveria juaj aspak nuk i mirëkupton ndjenjat fetare të myslimanëve të Maqedonisë. Një herë vendi i bekuar islam në Sheshin e Shkupit u çnderua me ndërtimin e Shtëpisë së Oficerëve. Por ju sot në mënyrë të vetëdijshme përsëri lëndoni ndjenjat fetare të bashkëqytetarëve tuaj duke çnderuar për herë të dytë hapësirën islame në qendrën e Shkupit.
Me këtë korrespodencë me shkrim në mënyrë serioze ju paralajmërojmë se nëse fillon çfarëdoqoftë ndërtimi mbi themelet e Xhamisë së Burmalisë, pasojat nga sjellja juaj jo njerëzore do t’i mbartni Ju që keni sjellë një vendim të tillë në një kohë e cila është tepër e ndjeshme për raportet ndëretnike dhe ndërfetare në vend”, thuhet në fund të kumtesës së BFI-së

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *