Home / Sport / Real Madrid e Chelsea kompletojnë gjysmëfinalistët

Real Madrid e Chelsea kompletojnë gjysmëfinalistët

Real Madridi dhe Chelsea kanë shënuar fitore edhe në ndeshjet kthyese të Champions Leagues. Mbretërit demoluan APOEL-in, duke siguruar gjysmëfinalen me Bayern Munchenin, ndërkaq Chelsea me kujdes mposhti Benficen, për të kërkuar kalimin në finale nga përballja me Barcelonën.

Mesfushori portugez Chelseas, Ramires në kohën shtesë të takimit ka shënuar golin e nokautit për skuadrën Benfices, duke e vulosur rezultatin përfundimtar, 2:1. Ndërkaq londinezët kaluan në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm, 3:1, pasi kishin shënuar fitore edhe në Lisbonë (1:0). Chelsean në epërsi e solli përfaqësuesi i Anglisë, Lampard i cili në minutën e 21-të realizoi nga pika e bardhë, por në minutën e 79-të, Garcia i Benfices barazoi shifrat duke e dërguar lojën në enigmë deri në momentet e fundit.
Chelsean sikur e kapi paniku, pasi në rast të pësimit edhe të një goli ishin diskualifikuar për garat e mëtejshme, por megjithatë ata shpëtimin e gjetën tek një futbollist portugez që gjatë këtij viti i ishte bashkuar atyre, Ramires, e që nuk ngurroi të festonte gjatë, madje duke porositur patriotët e tyre mysafir që të heshtnin. Chelsea tani do ta ketë një përballje edhe më të vështirë, pasi në gjysmëfinale do të ndeshet me kampionin aktual Barcelona.

Real Madrid ka demoluar skuadrën modeste të APOEL Nokozia, të cilën në “Santiago Bernabeu” e mposhti me rezultat, 5:2. Edhe takimi i parë i para një javësh kishte përfunduar me tri gola epërsi për mbretërit, atëbotë 0:3. Serinë e golave në këtë takim e nisi Ronaldo, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 26-të, ndërkaq braziliani, Kaka realizoi në minutën e 37-të, duke dëshmuar se ka rigjetur formën e dikurshme. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, ndërkaq mysafirët morën zemër kur ngushtuan rezultatin me golin e shënuar nga Manduca (67’), por madridasit nuk dorëzohen derisa në skuadër kanë yje si Ronaldo, ai në minutën e 75 realizoi nga gjuajtja e lirë duke rikthyer epërsinë preh dy golave. Deri në fund të takimit u shënuan edhe tri gola, Callejon (80’) e Di Maria (84’), realizuan për Real Madridin, ndërkaq Solari kishte shënuar në minutën e 82-të. Futbollistët e Real Madridit nëse e dëshirojnë finale që do të zhvillohet në “Allianz Arena”, së pari duhet të mënjanojnë nga ky qëllim pikërisht skuadrën që vjen nga ky tempull, Bayern Munchen.

Chelsea – Benfica 2:1 (1:0)
Stadiumi “Stamford Bridge” në Londër
Shikues: 37.000
Shënues: Lampard (21’ p), Ramires (90’) – Garcia (79’)
Gjyqtar: D. Skomina‎
KV: Ivanovic, Ramires, Mikel – Cardozo, Cesar, Aimar
KK: Pereira (Benfica)
Chelsea : Cech; Ivanovic, Luiz, Terry (Cahill), Cole, Mikel, Lampard, Ramires, Mata ( Meireles), Kalou; Torres (Drogba).
Benfica: Artur; Pereira, Garcia, Emerson, Capdevila; Gaitan (Djalo), Matic, Ëitsel, Cesar (Rodrigo), Aimar; Cardozo (Oliviera).

Real Madrid – APOEL 5:1 (2:0)

Stadiumi “Santiago Bernabeu” në Madrid
Shikues: 70.000
Shënues: Ronaldo (26’, 75’), Kaka (37’),Callejon (80’) D. Maria (84’) – Manduca (67’), Solari (82’)
Gjyqtar: G. Rocchi‎
KV: Poursaitides (APOEL)
Real Madrid : Casillas; Marcelo (Albiol), Pepe, Varane, Ramos; Sahin, Granero(Callejon); Altintop, Kaka, Ronaldo, Higuain (Di Maria).
APOEL: Pardo; Paulo Jorge, Poursaitides, Boaventura, Kaka; Charalambides, Manduca, Pinto, Morais (Adorno), Marcinho (Stasias); Ailton (Solari).

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *