Home / Sport / Reali kërkon të rinovojë me CR7

Reali kërkon të rinovojë me CR7

Sipas elconfidencial.com, presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, kërkon që të sigurojë sa më parë një kontratë më të mirë për futbollistin, në mënyrë që ky i fundi të mos marrë në konsideratë idenë e largimit drejt një ekipi tjetër.

Real Madrid po hedh hapat e parë që të sigurojë zgjatjen e kontratës së Kristiano Ronaldo me këtë klub edhe për dy vite më shumë se marrëveshja ekzistuese. Sipas elconfidencial.com, presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, kërkon që të sigurojë sa më parë një kontratë më të mirë për futbollistin, në mënyrë që ky i fundi të mos marrë në konsideratë idenë e largimit drejt një ekipi tjetër.

Klubi dhe lojtari janë takuar disa herë duke folur parimisht për këtë çështje. Herën e fundi, është zhvilluar një mbledhje në zyrat e presidentit në fillimin e muajit shkurt. Aty kanë qenë të pranishëm përveç Perez dhe Kristiano Ronaldos, edhe menaxheri i lojtarit, Horge Mendes, si dhe drejtori i përgjithshëm i klubit, Hoze Angel Sançez.

Ndonëse nuk jepen shifra mbi ofertën e re që i është bërë futbollistit portugez, pritet që të ketë një rritje të ndjeshme të rrogës së tij stratosferike prej 12 milionë eurosh neto në sezon që përfiton tani, ndërsa konfirmohet se klauzola e largimit në kontratën e lojtarit do të mbetet 1 miliard euro.

Sipas të njëjtit burim, në këtë mbledhje është bërë e qartë që ekzistojnë oferta nga Anglia dhe Rusia për futbollistit ku në rast transferimi atje, rroga aktuale e lojtarit do të dyfishohej. Për këtë arsye, madrilenët po kërkojnë që të mbyllin sa më parë një rinovim të kontratës me CR7, për të evituar ndonjë pakënaqësi të mundshme të lojtarit i cili është përmendur shpesh si një objektiv i merkatos së Çelsit dhe Mançester Sitit.

Çdo vendim do të merret pas përfundimit të këtij sezoni, në mënyrë që edhe lojtari të shkojë i qetë në Euro 2012 dhe të mos mendojë për ndonjë ofertë të bujshme nga klube të tjera.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *