Home / Sport / Realit i vjedhin këpucët në “Allianz Arena”

Realit i vjedhin këpucët në “Allianz Arena”

Gjashtë palë këpucë sportive dhe tre fanella loje janë zhdukur nga dhoma e zhveshjes të Realit të Madridit në “Allianz Arena” pak orë para zhvillimit të takimit mes madrilenëve dhe Bajern Mynihut vendas.

Reali ka bërë të ditur lajmin pas ka mbërritur në stadiumin gjerman, ndërsa futbollistët kanë zbuluar atë që ka ndodhur. Më i godituri ka qenë Kristiano Ronaldo, të cilit i mungonin 3 palë këpucë dhe fanella e lojës. 3 palët e këpucëve dhe 2 fanellat e tjera i përkitnin Karim Benzema dhe Mesut Ozil.
Reali ka bërë menjëherë një ankim zyrtar te UEFA për këtë çështje, po Bajerni është mbrojtur, pasi ka bërë të qartë se kamerat e vëzhgimit nuk lejohen në dhomat e zhveshjeve që në momentin kur atë e merr në dorëzim ekipi mik.
Materialet sportive kishin ardhur në stadium gjatë mëngjesit, siç ndodh zakonisht në raste të tilla, në mënyrë që kur të mbërrinin lojtarët gjatë pasdites të gjenin gjithçka gati. Po këtë radhë gjërat nuk kanë shkuar siç shpresohej pasi materialet janë vjedhur gjatë kohës kur përgjegjësit e materialeve të Realit janë kthyer në hotel.
Kuptohet që Krstiano Ronaldo, Ozil e Benzema nuk kanë luajtur zbathur, pasi kanë patur këpucë të tjera rezervë, gjithsesi lajmi ka shkaktuar shumë bujë, pasi bëhet fjalë për një prej stadiumeve më moderne dhe më të sigurt në botë. Jo rastësisht, ky stadium do të jetë arena e finales së Ligës së Kampioneve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *