Home / Lajme / Maqedoni / Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi e priti ambasadorin iranian në Maqedoni, Alireza Sabzali

Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi e priti ambasadorin iranian në Maqedoni, Alireza Sabzali

10 prill-Ambasadori Alireza theks të veçantë i vendosi interesimit që shteti i tij ka për të rivendosur marrëdhënie të mira me Bashkësinë Fetare Islame në RM, madje ai potencoi se ky është prioriteti i përfaqësisë së tij diplomatike në vendin tonë

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, sot në kabinetin e tij priti ambasadorin e Republikës Islame të Iranit, Alireza Sabzali, me të cilin pati një takim njoftues.

Fillimisht, siç thuhet në kumtesën e BFI-së, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi në pika të shkurta e njoftoi ambasadorin me organizimin dhe aktivitet e BFI-së, si dhe me programin dhe me planet që i ka Institucioni i vetëm Fetar Islam në vend për të ardhmen. Theks të veçantë u vendos në ndërtimin e Qendrës Islame në lokacionin e Kalasë së Shkupit, për të cilën tash e tre vite po bëhen përpjekje nga BFI për ta marrë atë vend nga Qeveria e Maqedonisë.

Nga ana tjetër, ambasadori Alireza i premtoi Reisit se BFI-ja mund të llogarisë në ndihmën e Republikës Islame të Iranit gjatë ndërtimit të kësaj Qendre Islame, si dhe njëherit paraqiti ftesën e tij për një delegacion të udhëhequr nga Reisi për ta vizituar Teheranin gjatë konferencave ndërkombëtare që mbahen çdo vit në kryeqytetin e Iranit. Ai gjithashtu mori përsipër që të ngre iniciativa për bashkëpunim mes Organizatës Humanitare “Hilal” e cila vepron në suazat e BFI-së me organizatat humanitare në Iran.

Ambasadori Alireza theks të veçantë i vendosi interesimit që shteti i tij ka për të rivendosur marrëdhënie të mira me Bashkësinë Fetare Islame në RM, madje ai potencoi se ky është prioriteti i përfaqësisë së tij diplomatike në vendin tonë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *