Home / Sport / Renditja e FIFA: Spanja nuk e lëshon kreun

Renditja e FIFA: Spanja nuk e lëshon kreun

11 prill-Pavarësisht se nuk kanë luajtur asnjë ndeshje në muajin e kaluar, finalistët e Botërorit 2010, holandezët, kanë rënë dy vende në renditje dhe tash pozicionohen të katërt.

Spanja ka ruajtur pozitën e parë në renditjen e fundit të FIFA-s, derisa Holanda ka humbur pozitën e dytë.

Gjermania është ngjitur një vend dhe tash pozicionohet e dyta, me fituesin e Copa Amerika, Uruguain, që tash pozicionohet i treti.

Pavarësisht se nuk kanë luajtur asnjë ndeshje në muajin e kaluar, finalistët e Botërorit 2010, holandezët, kanë rënë dy vende në renditje dhe tash pozicionohen të katërt.

Portugalia ka tejkaluar Brazilin (i gjashti) dhe Anglinë (e shtata) për t’u ngjitur në vendin e pestë, me Kroacinë, Danimarkën dhe Argjentinën që mbyllin top dhjetëshin.

Italia ka rënë tre pozita dhe tash rreshtohet e 12-ta

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *