Home / Sport / Renova baraz me Bragllnicën, Shkëndija shkatëron Sileksin

Renova baraz me Bragllnicën, Shkëndija shkatëron Sileksin

Shkëndija ka sjell fitore bindëse 4:1 nga tereni i vështirë i Kratovës, duke e mundur për herë të dytë në këtë sezon Sileksin, me rezultatin identik. Ndërkohë Renova nuk ka mundur të shkojë përtej barazimit 2:2 në përballjen me Bregallnicën.

Të dielën u zhvilluan ndeshjet e javës së 28-të në Ligën e Parë të futbollit në vend, në të cilat skuadrat tetovare arritën suksese të përgjysmuara. Renova barazoi 2:2 me Bregallnicën në një takim ku futbollistët vendas duket se më shumë mendonin për sfidën e të mërkurës me Rabotniçkin në kuadër të finales së Kupës së Maqedonisë. Trajneri Kostov befasisht në fushë nxori thuajse ekipin më të mirë, me vetëm disa futbollistë që kishte lënë të pushojnë. Gjithsesi vendasit ishin skuadra që diktoi tempon e lojës, duke u kanosur madje disa herë, kryesisht me goditje nga distanca, mirëpo Basnarkov ishte i sigurtë në portën e Bregallnicës. Momenti i ndryshimit erdhi pak para fundit të pjesës së parë, kur Marin Andonov tejkaloi mbrojtësit mysafir dhe plasoi topin në rrjetën kundërshtare, për epërsi 1:0 të Renovës. Mirëpo kjo nuk zgjati shumë, pasi në çastet e fundit të pjesës së parë kapiteni i Bregallnicës, Vuçetiç, realizoi në mënyrë të mrekullueshme nga gjuajtja e lirë, për barazim të rezultatit në 1:1. Pjesa e dytë solli sulme të vendasve, mirëpo Bregallnica arriti të avasojë me anë të Isenit. Deri në fund loja u zhvillua para pjesës së Renovës, mirëpo e tëra që bënë vendasit ishte goli i barazimit nga Simovski 9-të minuta para fundit. “Ne donim të fitojmë këtë ndeshje, por duket se mendjen e kishim më shumë te finalja me Rabotniçkin. Gjithsesi rezultati i barabartë duket më real dhe ne tani kthejmë vëmendjen kah sfida e rëndësishme e të mërkurës”, deklaroi pas ndeshjes me Bregallnicën, mbrojtësi i djathtë i Renovës, Bilall Velia. Ndërkohë kampionia në fuqi Shkëndija ka shkatëruar Sileksin në Kratovë duke e mundur 4:1. Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Nacevit, ndërsa Shkëndija barazoi me anë të Selmanit. Deri në fund të pjesës së parë në skenë del Ersen Sali, i cili me dy gola të realizuar Shkëndijën e çon në pushim me epërsi 3:1. Në pjesën e dytë vendasit kërkonin përmbysje, mirëpo ishte Shkëndija ajo që realizoi me anë të Peevit, pak para fundit për rezultat përfundimtar 4:1. Vlen të ceket se Sileksi ndeshjen e mbylli me 10-të futbollistë, ndërsa te Shkëndija me lëndim të rëndë doli Cuculi. Në ndeshjet tjera Teteksi barazoi pa gola me Ohrid 2004, Vardari fitoi 1:0 përballë 11 Oktomvrit, Rabotniçki humbi 0:3 nga Metalurgu, ndërsa Horizont Turnova mundi 2:1 Napredokun.

Rezultatet:
Renova-Bregallnica 2:2,
Sileksi-Shkëndija 1:4,
11 Oktomvri-Vardari 0:1,
Rabotniçki-Metalurgu 0:3,
Horizont T.-Napredoku 2:1,
Teteksi-Ohrid 0:0.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *