Home / Sport / Renova kualifikohet në finale të Kupës

Renova kualifikohet në finale të Kupës

‘Gjipspunuesit’ këtë sukses e arritën duke eliminuar në gjysmëfinale ekipin e Vardarit që është lider i Ligës së Parë dhe skuadra që pretendonte të fitojë titullin e dyfishtë. Barazimi 0:0 në stadiumin e qytetit në Tetovë çon Renovën në finale, falë golit të shënuar në transfertë, kur në ndeshjen e parë gjysmëfinalen në Shkup, Vardari dhe Renova u ndanë baraz 1:1.

Klubi i Futbollit Renova nga fshati Xhepçisht i Tetovës ka arritur që të kualifikohet në finalen e Kupës së Maqedonisë, për herë të parë në historikun e tyre. Dhe ‘gjipspunuesit’ këtë sukses e arritën duke eliminuar në gjysmëfinale ekipin e Vardarit që është lider i Ligës së Parë dhe skuadra që pretendonte të fitojë titullin e dyfishtë. Barazimi 0:0 në stadiumin e qytetit në Tetovë çon Renovën në finale, falë golit të shënuar në transfertë, kur në ndeshjen e parë gjysmëfinalen në Shkup, Vardari dhe Renova u ndanë baraz 1:1. Ndeshja e kthimit si pritej shkoi me dominim të Vardarit që detyrohej të kërkojë gol, ndërsa Renova në kundërsulme shpresonte të dënojë kundërshtarin. Kokëdhimbjet për Renovën nisën që në pjesën e parë kur Sashko Pandev u dëmtua dhe braktisi lojën, ndërsa më vonë të njëjtin fat kishte edhe Argjend Gafuri. Mundësinë më të mirë në pjesën e parë e kishte i ri Lavdrim Skenderi, goditja e të cilit u devijua në rivënie nga këndi. Pjesa e dytë solli një Vardar edhe më ofenziv, ndërsa Renova u tërhoq edhe më shumë dhe me të gjitha forcat ruante portën e saj. Xhpçishtasit në kundërsulme kishin disa mundësi shënimi, mirëpo Andonov dhe Siljanovski në dy raste nuk shfrytëzuan mirë situatat e krijuara, ndërsa pak më vonë porteri i Vardarit Zahov ndali goditjen e Andonvit. Në anën tjetër mundësi të shkëlqyeshme kishte Jovan Kostovski që u gjet i vetmuar para portës së Renovës, mirëpo Zendeli me pritje vendimtare shpëtoi skuadrën e tij. Pak më vonë regjistrojmë edhe një tentim të pa suksesshëm të Kostovskit, ndërsa deri në fund Renova me sukses administroi lojën dhe mbylli takimin me barazimin 0:0. Fishkëllima e fundit e arbitrit Spirkovski ishte shenjë për fillimin e një feste të madhe në taborin e tetovarëve, të cilët në këtë mënyrë arritën që për herë të parë në historikun e tyre të prekin finalen e Kupës së Maqedonisë. Pas titullit të kampionit dy vite më parë, Renova tani kërkon të fitojë edhe titullin e Kupës. “Fitore historike të cilën gjatë kohë e kemi pritur. Vërtet ndeshja u mbyll baraz, mirëpo për ne kjo është një fitore e madhe, pasi arritëm të plotësojmë objektivin për inkuadrim në finale. Tani do të përgatitemi për finalen e madhe të cilën shpresojmë ta fitojmë”, tejet i lumtur me suksesin e arritur, u shpreh pas ndeshjes me Vardarin, kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu. Renova në finalen e madhe e cila më 2 maj do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Shtip do të përballet me skuadrën e Rabotniçkit, e cila në gjysmëfinalen tjetër mundi Horizont Turnovën me rezultat 3:1 në teren mysafir. Pas barazimit 1:1 në Shkup, Rabotniçki në takimin e kthimit tregoi se është skuadër më cilësore, duke arritur që me meritë tëkap finalen, ku me Renovën do të diskutojnë titullin e Kupës së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *