Home / Sport / Renova mundi Sileksin, duke menduar për Vardarin

Renova mundi Sileksin, duke menduar për Vardarin

Të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë, në kuadër të javës së 27-të të Ligës së Parë në vend skuadra e Renovës fitoi 1:0 Sileksin, mirëpo dukej se në mendjen e futbollistëve të skuadrës xhepçishtase më shumë ishte përballja e të mërkurës me Vardarin në kuadër të revanshit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë.

Në kushte të këtilla ndeshja u karakterizua me intezitet të dobët, pa ndonjë rritëm të theksuar që kësaj ndeshje do t’i jepte notë kaluese. Renova ishte skuadra që kishte dominim të lehtë në fushë, ndërsa Sileksi me një disiplinë të shkëlqyeshme mbrohente portën e vet, deri sa pritur rastin për kundërsulm. Megjithse me tempo të ulët, pjesa e parë të tërësi i takoi Renovës që kishte disa tentime për të shënuar, kryesisht me goditje nga distanca. Muharem Bajrami ishte figura qendrore e kësaj përballje, pasi që në fillim të takimit paralajmëroi se në mungesë të lojës kreative, goditjet e tij do të jenë kanosje për miqtë, kështu që në minutën e 5-të dhe 11-të dy herë testoi portierin mysafir Bozhinovski, i cili megjithatë arriti të presë pa problem. Vendasit edhe në vazhdim tentonin të rrezikojnë poriterin mysafir, mirëpo tentimet e Andonovit dhe Siljanovskit nuk ishin precize, ndërsa goditjen e Bajramit, Bozhinovski e nxori në rivënia nga këndi. Në pjesën e dytë imazhe të njëjta në fushë. Renova me sulme jokonkrete, ndërsa Sileksi i orientuar në defenzivë. Për dallim nga pjesa e parë, tani mungonin edhe kansojet nga distanca, kështu që dukej se miqtë do dalin me një pikë nga ky takim. I riu Asani kishte një kanosje që u ndal nga portieri mysafir, ndërsa tentimi i Bajramit nga gjuajtja e lirë shkoj skaj portës. Miqtë për pak sa nuk dënuan këta humbje të Renovës, kur në një kundërsulm u gjetën tre futbollistë të Sileksit, mirëpo Suat Zendeli lëshoi në kohë portën e tij duke shpëtuar vendasit nga pranimi i golit. Dhe kur të gjithë filluan të mendojnë se ndeshja do të mbyllet me rezultatin e fillimit, në skenë del Muharem Bajrami i cili tre minuta para fundit shënon gol fantastik nga gjuajtja e lirë, duke sjellë tre pikë të rëndësishme për Renovën.
“Ndeshje e vështirë të cilën arritëm ta fitojmë në fund të ndeshjes. Më vjen mirë që isha autor i golit të vlefshëm tre pikë për skuadrën time. Normal tani pasi që kreym detyrën tonë në këtë ndeshje, gjithë koncentrimin e kthejmë kah sfida e të mërkurës më Vardarin, kur do të kërkojmë inkuadrim në finalen e Kupës së Maqedonisë”, deklaroi pas ndeshjes, heroi i Renovës në përballjen me Sileksin, Muharem Bajrami. Nga tabori i Renovës të kënaqur me këtë fitore që i vendos në pozitën e katërt, sqarojnë se tani gjithë vëmendjen do ta përqendrojnë kah takimi i të mërkurës, kur do të përballen me Vardarin në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë, ndërsa kujtojmë se ndeshja e parë në Shkup u mbyll me barazimin 1:1. Ndryshe të shtunën në kuadër të javës së 27-të u zhvillua edhe sfida ndërmjet Vardarit dhe Horizont Turnovës, e cila u mbyll me barazimin 0:0. Katër ndeshje tjera të javës së 27-të në Ligën e Parë u zhvilluan ditën e dielë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *