Home / Lajme / Maqedoni / Sektori Civil të qetësojë situatën

Sektori Civil të qetësojë situatën

25 prill-ipas tyre, është organi kompetent, në këtë rast Ministria e Punëve të Brendëshme që duhet të zbardhë rastet sepse në të kundërtën situate mund të përkeqësohet edhe më shumë. Në këtë drejtim, sektori Civil shqiptarë në Maqedoni, ka qenë mjaft i heshtur ku vetëm përmes deklaratve ka kontribuar në qetësimin e situatës, thotë analisti Albert Musliu

Sektori civil duhet të kontribuojë në qetësimin e situatës dhe të mos jetë pjesë e përshkallëzimeve të mëtutjshme në vend. Kështu të paktën mendojnë pjesëtarë të shoqërisë civile dhe njohës të rrethanave të shoqërisë civile. Sipas tyre, është organi kompetent, në këtë rast Ministria e Punëve të Brendëshme që duhet të zbardhë rastet sepse në të kundërtën situate mund të përkeqësohet edhe më shumë. Në këtë drejtim, sektori Civil shqiptarë në Maqedoni, ka qenë mjaft i heshtur ku vetëm përmes deklaratve ka kontribuar në qetësimin e situatës, thotë analisti Albert Musliu. “Sektori civil me këtë heshtje sillet në mëyrë korrekte dhe adekuate. Përderisa nuk ka lajme nga Ministria e Punëve të Brendëshme, sektori civil mund të meret vetëm me qetësimin e situates dhe atë e ka bërë nëpërmjet disa komunikatave. Me degjenerimin e disa lajmeve të disa mediumeve maqedonase ishim të dëshmitarë të degjenerimit të sitiuatës madje pati edhe protesta. Sektori civil e kupton peshën dhe rëndësinë e këtij momenti dhe për këtë ai tani e bën vetëm qetësimin e situatës me disa deklarata dhe përderisa MPB-ja nuk del me rezultate adekuate, sektori civil në mënyrë joadekuate mund që të keqësojë situatën në vend sa sa ta përmirësoje”, thotë Musliu. Përfaqësues të sektorit civil mendojnë se sektori joqeveritar duhet të jetë bartës në këto raste për të ulur tensionet dhe të mos e acarojë edhe më shumë situatën. Valon Kurtishi nga shoqata Illyrikum Libertas thotë se më shumë kontribuojnë në drejtim të uljes së tensioneve. “Shoqëritë civile duhet të jenë bartës të këtyre ngjarjeve, mendoj në zbardhjen e tyre por asesi në zbardhjen e kriminelevë sepse ato duhet ti zbardhin organet kompetente. Kjo fatkeqësisht nuk ndodh tek ne sepse në disa raste shoqëritë civile i fryejnë edhe më shumë zjarrit. Në shumë raste sektori civil tentohet që të kontrollohet në mënyra të ndryshme dhe përmes presioneve minimizohet roli i OJQ-ve që kanë qëllime të mirëfillta. Dhe kur grumbullohen këto, ne nuk kemi atë rol që duhet ta kemi në shoqërinë civile demokratike që e shohim në shtetet evropiane “, thotë Kurtishi. Sipas tij, vetë ky sektor e ka fajin që nuk është mjaft aktiv në disa raste. “Qytetarët e përkrahin sektorin civile, ajo shihet në aktivitetet tona si në protesta, debate organizime të ndryshme etj. Unë mendoj se më shumë duhet të kërkohet faji tek vet shoqëritë civile sepse ata bëjnë përpjekje për ta mbolizuarë qytetarin që të jetë aktiv në shoqëri nëpërmjet aksionve të ndryshme”, thotë ai.Ndërkohë që analisti Albert Musliu, shprehet se OJQ-të në bllokun e shtetev të evropës së Lindjes gjithnjë kanë qenë në diktat të partive. “Çdo herë ka ndodhë që të ketë organizata që janë më të afërta nga njëra anë apo nga tjetra anë. Kjo nuk është karakteristike vëtëm për Maqedoninë por për të gjithë shtetet e Evropës lindore pasi që edhe tek ne kemi pasur ashtu raste. Mendoj se ka organizata që me punën e tyre e kanë vëretuar se janë objektive por normalisht kemi të bëjmë me një sektor shumë divers “, tha Musliu. Pas qetësimit të situatës, në kushte dhe në moment më të favorshme në opcion janë edhe protestat pasi që sipas Kurtishit vend për protesta ka. “Shoqëria civile në Maqedoni duhet të jetë më active, duhet të sakrifikojë pak më tepër, të mos pres financime gjithmonë nga shteti por të behet më active me ato resurse financiare që i ka në dispozicion. Unë mendoj se ka vend për protesta . Ne shpesh herë kemi bërë edhe thirrje për protesta me qëllim që të bashkojmë sektorin civil, ndonjëherë kemi pasur përkrahje e ndonjëher jo, në disa raste për fajin tonë ndonjëher për fajin e të tjerëve dhe ne paralajmërojmë se mund të kemi diçka se situata vërtet është bërë e padurueshme”, tha Kurtishi. Ndërsa analisti Albert Musliu mendon se “protesta ndoshta duhet të ketë por ato të jenë më qëllim të caktuar dhe kundër sektori të caktuar pasi që situata tek ne është e tillë ndoshta edhe qëllimisht”, tha ai. Sipas tyre, misioni dhe roli i vetë OJQ-ve duhet të jetë në drejtim të senzibilizimit të opinionit në rast kur ka huti në opinion.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *