Home / Sport / Shkëndija do tregojë forcë dhe do kap vendin e dytë

Shkëndija do tregojë forcë dhe do kap vendin e dytë

“Jam i bindur se Shkëndija mundet shumë më mirë. Ne do jemi përsëri tw fortw dhe nw fund tw sezonit do tw kapim vendin e dytë”, shprehet Useini, ndwrsa Emini shton: “Sigurisht se presim që me kalimin e kohës të përmirësohemi dhe të sjellim lojën tonë të njohur. Me gjithë krizën që kishim, jemi ofruar një pikë pas Metalurgut, kështu që deri në fund besoj që ta lëmë pas këtë skuadër. Porosis tifozët e Shkëndijës që të jenë pak më të durueshëm dhe së shpejti do të shohin Shkëndijën e vërtetë”.

Skuadra e Shkëndijës kohëve të fundit nuk është në rritmin e duhur dhe paraqitjet e kampionëve në teren janë shumë të zbehta. Pas fitores 2:3 në fushë të Bregallnicës, Shkëndija rradhiti tre ndeshje ku nuk arriti të shënojë gol, dy prej të cilave në Tetovë. Kjo gjë s’kishte ndodhur një kohë të gjatë më parë, ndërsa humbja nga Vardari ishte e para e Shkëndijës në teren vendas pas një periudhe katër-vjeçare. Barazimet pa gola me Teteksin dhe Metalurgun, vetëm konfirmuan krizën në taborin e ‘kuqezinjëve’, ndërsa të njëjtat probleme u shfaqën edhe në sfidën me Ohrid 2004, të fituar 1:0 nga Shkëndija. Skuadra kampione në ndeshjen e fundit ndërpreu serinë prej 276 minutave pa gol të shënuar në kampionat, mirëpo në vazhdim humbi shumë raste të tjera për të tundur rrjetën kundërshtare. Duket se mungon një sulmues në skuadër që do të ishte krah për Ersen Sali-n, ndërsa edhe mesfusha sikur është e zbehtë dhe s’ka atë nivelin e mëparshëm. Mustafi jep më shumë se 100% nga vetja, por luan fare i papregaditur dhe kjo ndikon në lojën e tij. Demiri më shumë ka detyra destruktive, ndërsa Selmani megjithse mundohet, assesi të arrijë të ruajë kontuinitet. Këtu ndikim kanë edhe lëndimet, pasi Shkëndija luan pa mesfushorin kreativ Izair Eminin, që u dëmtua kundër Vardarit, si dhe Muhamet Useinin që tani më një kohë është jashta tereneve si pasojë e një frakture në këmbë. Mirëpo dy futbollistët e Shkëndijës janë në fazën e fundit të rehabilitimit dhe pritet që së shpejti ndoshta t’i bashkohen skuadrës në seancat stërvitore. “Lëndimi erdhi në kohë të keqe për mua dhe skuadrën. Kisha muskulin e këputur dhe kjo don kohë për rekuperim. Provova këto ditë të ushtroj, por ende ndjej dhembje. Deri në fund të javës besoj të jem i gatshëm, por duket se kundër Teteksit s’do mundem të luaj”, sqaroi Emini, i cili së bashku me Useinin vazhdimisht janë pas skuadrës dhe ndjekin ndeshjet kampionale. Lojrat e dobëta të ekipit, kanë bërë të vuajnë edhe dy mesfushorët, të cilët megjithatë janë optimistë për të ardhmen. “Sigurisht që ndjehemi keq kur skuadra luan dobët, ndërsa ndjenjat vështirësohen nga pamundësia për të ndihmuar. Mirëpo në anën tjetër jemi të vetëdijshëm se çdo skuadre i ndodh të jetë në formë të dobët, madje edhe atyre të kalibrit botëror. Me punë gjërat duhet të përmirësohen”, shprehet Useini, ndërsa plotësohet nga Emini. “Do kalojë kjo krizë sa të lidhim dy fitore. Normal në skuadër ka patur ndryshime, lëndime dhe probleme tjera që janë reflektuar në paraqitjet në teren. Gjithashtu fusha e stadiumit të Tetovës ishte në gjendje të mjerueshme dhe kjo ndikon në paraqitjet tona. Por duhet të vazhdojmë me punë serioze dhe rezultatet nuk do mungojnë”, tha Emini. Të dy mesfushorët besojnë se rezultatet dhe paraqitjet momentale të Shkëndijës janë nën nivelin e potencialit që posedon skuadra. Për këtë qëllim, besojnë se me hyrjen në formë, tifozët do të mund të shohin përsëri një Shkëndijë të fuqishme, që do luftojë për kreun e tabelës. “Jo që besoj, por jam i bindur se Shkëndija mundet shumë më mirë. Me punë serioze kjo krizë do mbetet pas, ndërsa besoj që shokët kanë potencialin e duhur që të sjellin paraqitje shumë më cilësore. Shkëndija do jetë përsëri e fortë dhe këtë sezon do kap vendin e dytë. Edhe orari është në favorin tonë, pasi do luajmë 7-të ndeshje në Tetovë dhe katër jashtë, kështu që besoj se në fund do jemi para Metalurgut”, foli me optimizëm ‘Meti’, ndërsa këtë vlerësim e mbështet edhe ‘Izo’-ja. “Sigurisht se presim që me kalimin e kohës të përmirësohemi dhe të sjellim lojën tonë të njohur. Është e vërtetë se largimi i Hasanit dhe Kurtishit ka lënë shprastirë, por ka Shkëndija potencial për të dominuar në këtë ligë. Me gjithë krizën që kishim, jemi ofruar një pikë pas Metalurgut, kështu që deri në fund besoj që ta lëmë pas këtë skuadër. Porosis tifozët e Shkëndijës që të jenë pak më të durueshëm dhe së shpejti do të shohin Shkëndijën e vërtetë”, përfundoi Izair Emini. Shkëndija në fundjavë do të përballet me Teteksin, dhe kësaj rradhe pritet që ‘kuqezinjtë’ të rrëmbejnë fitoren, pasi një javë më parë me të njëjtin kundërshar barazuan pa gola, në një takim ku kishin më pak dy raste të 100% për të shënuar. Shkëndija kundër Teteksit, pos Eminit dhe Useinit të lënduar, do të jetë edhe pa kapitenin Mustafi, i cili do të pushojë për shkak të kartonave të verdhë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *